Këtu djaloshi gjirokastrit u njoh dhe u dashurua edhe me mësuesen e letërsisë nga Shkodra. Nuk bëri shumë vite këtu, se iu dha e drejta për të vazhduar specializimin për okulist. Edhe pse ato vite jetonte në Tiranë, mëndjen e kishte tek banorët, pacientët dhe miqtë e tij të shumtë dhe tek e dashura që vazhdonte të jepte mësim në shkollën e Zapotit. Pas specializimit ministria e transferoi në spitalin e Gjirokastrës, atje ku shërben dhe viziton të sëmurët edhe tani që është afër të 80- ve.

Lagjia “Pazar i Vjetër” në Gjirokastër,është një prej lagjeve më të vjetra të këtij qyteti .E ndërtuar me një arqitekturë të veçantë,me shtëpitë që vështrojnë nga dielli,me sokaqe e rrugica të ngushta , dhe me banesat karakteristike të vendosura nën një çati.Kjo lagje krijonte një pamje magjepse ,si një kartolinë.Shumë herë ka qenë objekt i vizitave të të huajve,por dhe e preferuara e gazetarëve,telekronistëve ,historianëve dhe e stacioneve televizive.Këtu,në lindje të kalasë së qytetit,në shtëpinë dy katëshe të familjes Xhumbi,lindi Kristaqi,personazhi i shkrimit,djali i mbarë,i cili do të rritej dhe do të bëhej një emër i njohur në mjekësinë shqiptare.Studenti i shkëlqyer do të shërbente si mjek në fshatrat e thella të Kukësit për disa vite.Edhe pse ishte një djalë i përkëdhelur dhe i rritur me të mira në qytetin jugor,përsëri s’e pati aspak të vështirë që të ndërtonte një jetë të re mes malësorëve,mes njëmijë e një problemeve të. Zapoti i Kukësit për doktor Kristaqin do të bëhej një Gjirokastër e dytë.Bëri shumë miq nëpërmjet profesionit të nderuar të mjekut,atje në atë zonë me shumë mungesa e sidomos në atë pjesë që kishte të bënte me jetën e atyre banorëve në lartësitë e këtyre maleve.Këtu doktori i ri gjirokastrit,edhe pse larg familjes dhe vëndlindjes së tij,s’e ndjeu kurrë mungesën e tyre këtu në rrethin më të largët verilindor,sepse aty gjeti një ambjent miqësor që i’a bënin më të lehtë punën e mjekut në këto anë.Këtu djaloshi gjirokastrit u njoh dhe u dashurua edhe me mësuesen e letërsisë nga Shkodra.Nuk bëri shumë vite këtu ,se iu dha e drejta për të vazhduar specializimin për okulist.Edhe pse ato vite jetonte në Tiranë,mëndjen e kishte tek banorët ,pacientët dhe miqtë e tij të shumtë dhe tek e dashura që vazhdonte të jepte mësim në shkollën e Zapotit.
Pas specializimit ministria e transferoi në spitalin e Gjirokastrës,atje ku shërben dhe viziton të sëmurët edhe tani që është afër të 80- ve.
E shikoj që mbahet mirë,me atë trupin e bëshëm e të pa kërrusur prej viteve.Që në mëngjes herët zbret nga shtëpija e tij në “Pazarin e Vjetër”,përshëndetet me shokët e hershëm si dhe zë përditë shokë e miq të rinj.Kristaqi banon vetëm se fëmijtë i ka me punë dhe banim në Tiranë dhe jashtë shtetit.E ndjen shumë mungesën e Fluturës mësueses së mirë shkodranes , që u njohën në veri dhe bashkë kaluan një jetë.Doktori ka blerë dhe një hyrje në lagjen më të re të qytetit,në 18 Shtatori,pranë spitalit ku ka vizituar dhe viziton pacientët për 60 vjet me radhë.Edhe pse kështu,ai s’ka hequr dorë dhe nga shtëpia aty nën kala,aty te shtëpia me shumë kujtime brënda saj,tek rrugicat e ngushta me të fshehtat brënda tyre.
Me dr.Kristaqin njihesha edhe më parë.Takoheshim në rrugë,përshëndeteshim në ecje e sipër,ndonjëherë ishim ulur dhe kishim konsumuar edhe ndonjë kafe së bashku.Kur i thashë se do bëj një shkrim për jetën tënde,ai heshti dhe më pas vazhdoi:
– Lere për mua,shkruaj për të tjerë!Bashkë kemi kohë,herë tjetër.
Në bisedë e sipër ndërhyri një mik i tij ,Çike Dudumi,nga lagjia Palorto.
– Mirë do bësh,o gazetar!Doktori është plotë 80 vjeç dhe punon edhe në klinikë private edhe në klinikën e spitalit.Është i vetmi okulist në jug.Vjen edhe një mjeke nga Tirana që viziton,por këtë e kemi këtu ,non stop 24 orë në 24.Ndërhyrja e gjirokastritit Çike Dudumi,shërbeu si një nxitje më shumë për të shkrojtur për Dr.Xhumbin.Dhe shkrimi sapo kishte filluar,se pak nga pak po skicoja dhe hidhja në letër jetën e një njeriu që vizitoi dhe bëri mbi 11 mijë operime gjatë punës së tij .Edhe pse ky doktor është vlerësuar nga titullarët e institucioneve,edhe pse për të kanë shkruar gazetarët dhe figurën e tij e kanë pasqyruar televizionet,ky shkrimi im për të sot është krejt ndryshe.Është shkrim që i bëj një mjeku që po ngjitet në vitin e 80 të jetës së tij dhe që të jep përshtypjen e një njeriu që s’njeh lodhje në profesionin e mjekut.Pasi mbaron vizitat në klinikën private në fund të rrugës “11 Janari”,shpejton të vejë në orar në klinikën e spitalit ,t’ju shëbejë pacientëve që kanë ardhur nga Saranda,Përmeti,nga Tepelena,gjithandej.Padyshim kaq të njohur doktorin e syve e ka bërë thjeshtësia dhe respekti i ndërsjelltë me ata që kërkojnë ndihmën e tij,e ka bërë zotësia dhe dashuria në profesion.
Në historinë e shëndetësisë së jugut të vëndit, nuk mund të fshehësh kontributin e okulistit më jetë gjatë në këtë profesion ndër gjithë okulistët e tjerë. Të kryesh 11 mijë operime nuk janë pak dhe që të gjitha të suksesshme. Të gjitha këto operime në kushtet e një spitali si Gjirokastra, me kushte jo normale për kohën, me mungesa në paisje e salla të përshtatshme operimi. Kristaqi na njeh me vështirësitë e fillimit: U sajua një dhomë për vizita dhe operacione të syve, në ambientet e kirurgjisë”.
Me Çiken,mikun e doktorit,që e ka shtëpinë afër Sokakut të të Marrëve,e vazhdojmë më tej bisedën.Çikja,që tashmë është edhe i njohuri im ,më thotë:”Me Xhumbin jemi moshatarë.Kemi miqësi të vjetër.Nganjëherë doktori më thumbon,por unë s’i mërzitem,se e di që bën shaka.Më thotë që je tipik gjirokastrit,s’e zgjidh qesen asnjëherë.Unë e mirkuptoj këtë njeri,se jo kafen ,por edhe drekërat s’ia kemi kursyer njeri – tjetrit.Po shkruaj,shkruaj për të se ia vlen”
Doktor Kristaqi ,derën e klinikës në anë të rrugës ,e ka bërë zakon dhe e lë gjysmë të hapur.Dhe jo pa qëllim.Edhe përshëndetet dhe salutohet me kalimtarët e shumtë me të cilët ka njohje,për të shkëmbyer me ta urime për një ditë të mbarë,por dhe për të orientuar ata që janë për vizitë.
Disa ditë Doktor Kristaqi kishte 4 – vjetorin e ndarjes nga jeta bashkëshortes së tij
nga jeta dhe u mungoi shokëve dhe miqve në qytetin e tij.U njohën me vajzën e mirë shkodrane dhe bashkë lidhën jetën dhe lindën dhe rritën tre fëmijë ,që u bënë të sukseshëm ,se ecën në gjurmët e të dy prindërve të sukseshëm në jetë.Edhe pse kaluar shumë vite që nga njohja e parë e tij me mësuesen nga Shkodra,për Kristaqin ato kujtime të largëta,kanë mbetur ende të freskëta dhe sot e kësaj dite.
Agron Bela,muzikant ,ka një njohje më të hershme se unë me dr.Xhumbin.Agroni është nga ajo krahinë ku ka shërbyer edhe Xhumbi si mjek.Të dy,secili në mënyrën e vet,flasin për Shishtavecin,për Kalisin,për Çajën,përZapotin.Të dy i ka pushtuar malli,se kanë kohë pa vajtur në ato anë të malsisë kuksiane.Ata folën për njerëzit atje që kanë rezistuar vështirësive të kohës,folën për gjithçka që ata njerëz që i bën krenarë për vëndlindjen e tyre të dashur.Pastaj sollëm në vëmëndje atë emisionin e gazetares Alma Çupi,për zonën që rriten shumë mështeknat.
Mështeknat janë të bukura,të forta si njerëzit.
Le të kthehemi dhe një herë tek puna shumë vjeçare e Dr.Kristaqit në shëndetësi.Se ku dhëmb dhëmbi vete gjuha.Të bëhesh i njohur dhe të bësh karrierë në këtë profesion,të duhet të jesh profesionist i zoti,të duhet të kesh ndjenjë të lartë përgjegjësie për detyrën,të jesh human dhe ta konsiderosh veten si pacient .Se paraja nuk është gjithçka.Dhe me autoritet doktor Xhumbin nuk e bëjnë ato çka ai shton gjatë ditës në xhepat e tij,por e bën sjellja e tij ,dashuria dhe afrimiteti me ta.Ka ndonjë që vjen për t’u vizituar në këtë klinikë dhe menjëherë zihet ngushtë për lekët që i duhen për vizitë ,por doktori e kupton “hallin” që ata kanë dhe me mirësjellje i drejton për tek vëndi ku do bëhet vizita e çastit.Jo vetëm në vizitat e zakonëshme,por dhe në rastet kur në syrin e ndonjërit nevojitet ndërhyrje dhe seriozitet,doktori i qetëson ,nuk u ngjall panik e frikë për ndërhyrjen në .Që këtu fillon suksesi i një pune të mirë,se një profesion i tillë,do të ruash qetësinë e të vlerësosh në maksimum edhe dëmtimin më të vogël të syrit , të rikuperosh e të kthesh shikimin në gjëndjen e mëparshme.
Këtu,në spitalin më të madh të jugut të Shqipërisë,në Gjirokastër ,mjek për sytë ishte edhe Adem Harxhi.Doktor Ademi,gjirokastriti që u njoh dhe bëri karrierë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe si drejtues i spitalit rajonal të Gjirokastrës.Pas specializimit për okulist ,dr.Kristaqi nuk e kishte të vështirë fillimin e punës me të sëmurët nga sytë,se në kra do të kishte Dr.Ademin ,drejtor dhe specialist mjaft të zotin.Sa herë që me Kristaqin hapim e mbyllim biseda për vitet e punës në spital,ai me krenari tregon për mjekët më të famshëm në kohëra si Dr.Kalivopullin,Dr.Vasil Labovitin,Adem Harxhin,Kristaq Dukën e Drago Vujosheviçin.Por kur i përmënd Dr.Ademin,ai nuk lë pa përmëndur edhe fatin që kishte duke patur në kra një mjek,një koleg e një drejtor të tillë.
Dhe të arrish të bësh karrierë,të duhet të shikosh pacientët në sy,por të sillesh mirë edhe me kolegët e bluzave të bardha.Dhe Dr i syve,Kristaq Xhumbi,që nga operacioni i parë dhe gjer te i njëmbëdhjetë mijti,s’neglizhoi për asnjë çast ,se e kishte mirë dhe me kolegët dhe me të sëmurët që duheshin të vizitoshin e t’ju vinte shikimi si më parë.
Që ditën që mjeku tjetër i syve,Flamur Golemi,hyri në politikë , u bë deputet dhe u zgjodh kryetar bashkie,në spital u hap dhe një derë për Dr.Kristaqin edhe pse kishte dalë në pension.Aty në katin e dytë të spitalit në Gjirokastër,është dhe klinika që okulisti më i vjetër në Shqipëri,pret e përcjell njerëz që kanë probleme me shikimin. Mosha s’e pengon atë që të vijë rregullisht sa herë ka orarin për të kryer vizita,me atë dashurinë dhe pasionin e parë për profesionin si atëherë që ishte i ri.
Në historinë e shëndetësisë së jugut të vëndit ,nuk mund të fshehësh kontributin e okulistit më jetë gjatë në këtë profesion ndër gjithë okulistët e tjerë.Të kryesh 11 mijë operime nuk janë pak dhe që të gjitha të suksesshme.Të gjitha këto operime në kushtet e një spitali si Gjirokastra,me kushte jo normale për kohën ,me mungesa në paisje e salla të përshtatëshme operimi.Kristaqi na njeh me vështirësitë e fillimit:U sajua një dhomë për vizita dhe operacione të syve,në ambientet e kirurgjisë”
Atëherë mjekëve të syve,mes tyre edhe Kristaq Xhumbit,iu mungonin shumë gjëra për operacione ,por për asnjë çast s’ju mungoi dëshira e mirë dhe dashuria për të shpëtuar jetë njerëzish e për t’ju kthyer shikimin.Në spitalin e Gjirokastrës kanë ardhur dhe ikur shumë mjekë,në mes tyre edhe okulist.Doktor Kristaqin dhe në këtë moshë e nderojnë,se s’kërkoi që të largohej kurrë prej qytetit të tij dhe të shkëpuste mardhëniet me të sëmurët.Disa këtu në vite bënë edhe karrierë duke drejtuar edhe spitalin më të madh të jugut,ndërsa Kristaqit kurrë s’i kishte shkuar ndërmënd që të bënte karrierë e të ngrihej në detyrë,karriera e vetme për të ishte,të shëronte të sëmurët,t’ju shërbente me dinjitet si njeri e si doktor që ishte.Jo vetëm në klinikën e spitalit,por janë të shumta rastet ,kur njerëzit që kishin pësuar një asident në punë dhe që kishin nevoj për doktorin e syve,ata,e kishin një derë hapur në shtëpinë e tij në lagjen “Pazar i Vjetër” ku do kryenin vizitën dhe do të merrnin shërbimin e merituar.
Dhe doktori i syve,s’mban mënd të ketë kthyer të sëmurët mbrapsht dhe t’ju kujtonte se aty në spital kishte dhe një klinik të syve dhe se aty duhet të paraqiteshin në ditën dhe orën e caktuar.