Prof. Kristaq Kume: Raporti i OSBE-ODIHR fajëson qeverinë për 25 prillin

241
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kristaq Kume duke komentuar raportin final të OSBE-ODHIR mbi zgjedhjet e 25 prillit, tha ndër të tjera se, për herë të parë në një raport të tillë, gishti vihet tek përgjegjësia e shtetit, ndërsa në këto zgjedhje u shkelën 3 nga 5 parimet bazë të zgjedhjeve në Evropë.

“Për mua është me të vërtetë e rëndësishme të theksoj, që ndyshe nga herë të tjera në këtë raport të OSBE-ODHIR-it,  është shprehur më qartë ndaj faktit se sa si janë plotësuar këto standarde dhe sipas tij procesi zgjedhor i 25 prillit në një pjesë të mirë të tij, nuk ka arritur pritshmëritë ose atë çfarë parashikohet në përmbajten e vetë të këtyre standardeve. Raporti ve në dukje se procesi zgjedhor i 25 prillit ka pasur probleme në plotësimin e standardit të zgjedhjeve te lira, të fshehta dhe të barabarta. Këto janë 3 nga 5 parimet bazë mbi të cilat mbështetet trashëgimia zgjedhore evropiane. Ajo që është e rëndësishme, është se në këtë raport, kur analizohet në të masa e plotësimit të realizimit të standardeve, vihet gishti edhe mbi institucionet përgjegjëse për realizimin ose mos realzimin e tyre. Është pjesë e metodologjisë së punës së vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE-ODHIR, por që në dallim nga raportet e tjera të mëparshme kur si rregull mbizotëronte kur vihej gishti te faktori kryesor që kishte prodhur mosplotësimin e standardeve, te subjektet zgjedhore partitë, kësaj radhe nuk është vendosur gishti te partitë poltiike më shumë, se sa te shteti në përgjithësi dhe institucionet ligjzbatuese në veçanti. Kjo duhet lexuar me kujdes pasi jemi në kushtet kur sipas vlerësimit të ndërkombëtarëve, problemet me të cilët u ndesh procesi zgjedhor nuk se kanë qenë të tilla si pasojë e mangësisë në legjislacion, por në vullnetin për t’i plotësuar këto rregulla.”