Trashi bën postim emocionues për largimin pas 6 vitesh nga Partizani

268
Sigal

Lorenc Trashi do të largohet pas 6 vitesh nga skuadra e Partizanit për të nisur një aventurë të re në Kuvajt. Në një postim në rrjetet sociale, futbollisti më i mirë në sezonin e kaluar, ka falënderuar klubin e kuq.

“Dua t’ju njoftoj te gjithëve se që nga dje kam arritur marrëveshjen me klubin më të madh në Kuvajt Al-QADSIA CLUB dhe do jem pjesë e tyre për 5 sezone. Dua të falënderoj presidentin Demi për “OK” që më dha për këtë transferim dhe çdo gjë që ka bërë për mua në këto 6 vite si pjesë e Partizanit.

Falënderoj menaxherin tim që bëri te mundur këtë transferim Franci Bode. Patjetër të gjithë stafin e Partizanit nga i pari tek i fundit, i falënderoj për çdo moment që kemi kaluar së bashku në të mirë e në të keqe kemi qenë një familje e madhe bashkë.

S’mund te harroj protagonistët kryesor nga këto 6 vite më të bukura, tifozët e Partizanit. Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë në çdo moment të keq dhe të mirë dhe faleminderit qe keni treguar një respekt shumë të madh për mua”, ka shkruar mbrojtësi në rrjetet sociale.