Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Me 3 vota pro dhe asnjë kundër Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjyqtarët Sandër Simoni, Valbon Cekrezi dhe Gent Shala shpallën verdiktin duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm të 13 marsit 2025 që pati caktuar ndaj Veliaj masën shtrënguese të arrestit.

Sigal

Vendimi u mor në dhomën e këshillimit, pa praninë e palëve, ku kolegji rishqyrtoi rekursin e të pandehurit në dritën e detyrave që I la gjykata Kushtetuese, e cila detyroi gjykatën supreme të arsyetojë se përse çdo masë tjetër sigurie, ndryshe nga ajo e arrestit me burg ishte jo proporciale me funksionin e kryetarit të Bashkisë.
Argumentet ku janë bazuar anëtarët e kolegjit duhet pritet të mësohen me zbardhjen e vendimit.

“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar.
Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.