Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për Metrologjinë: SPAK të hetojë nismën e qeverisë

321
Sigal

Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtin në Kuvend ligjin për Metrologjinë që është miratuar me shumicë votash më 15 tetor.

Kreu i Shtetit thekson se ky ligj ka nivel të lartë antikushtetutshmërie dhe i është drejtuar me një thirrje SPAK që të hetojë nismën e qeverisë dhe arsyet e autorëve që e kanë shtyrë Kuvendin të shqyrtojë.

Ai konstaton se përmbajtja e ligjit reflekton qartë se fenomeni i korrupsionit legjislativ ka përfshirë edhe këtë nismë ligjvënëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Si përfundim ai jep tre arsye kryesore se pse vendosi ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend këtë ligj duke i renditur:

1- Sanksionon konkurrencën e pandershme dhe rrezikun e shtimit të praktikave korruptive;

2- Ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues; dhe

3- Është shembulli se si ligjvënsi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por në mbrojtje të një pakice subjektesh private.

D E K R E T

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 126/2020
“PËR METROLOGJINË”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 126/2020 “Për metrologjinë”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekretit 11811
Tiranë, më 5.11.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Arsyet e shpjeguara për kthimin e ligjit për Metrologjinë i gjeni këtu: https://president.al/wp-content/uploads/2020/11/Arsyet-e-kthimit-t%C3%AB-ligjit-nr.126-2020.pdf