Xhelal Mziu: Kodi Penal, mburojë për pushtetin!Kur meritokracia zëvendësohet me lidhjet, të rinjtë zgjedhin të largohen

Parkon gabim? Burg!Vjedh një shumë të vogël? Dënim! Por për Agasin, Hysenin, Beqirin dhe mbi të gjitha Ramën: A po ndryshohet ligji për t’i shpëtuar nga përgjegjësia?Miliona e miliarda euro abuzim? Tendera e koncesione? Abuzime me pushtetin?Për qytetarin ligji bëhet më i ashpër.

Për pushtetin, ligji bëhet mburojë.Kjo nuk është drejtësi. Është një Kod Penal me dy standarde!

Sigal

Rinia nuk pret më .Grupimi i të rinjve parlamentarë dhe një grup të rinjësh zhvilluar  në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë.Në fjalën ime , duhet të jetë motor i iniciativave ligjore dhe politikave konkrete për rininë, jo thjesht një forum diskutimesh.

Situata sot është alarmante:Mbi 36.700 të rinj pa punë, rreth 16% më shumë se një vit më parë.

Mbi 16.600 të rinj të regjistruar si të papunë, +4.3% në një vit.Vetëm rreth 170 mijë të rinj të punësuar.Mbi 145 mijë pensionistë të punësuar, +10.4% në një vit.

Ndërkohë, Shqipëria po përjeton largimin masiv të të rinjve.

Sot i riu shqiptar nuk sheh gjithmonë meritën, dijen dhe konkurrencën si rrugë për të ardhmen. Shpesh përballet me bindjen politike, mikun dhe nepotizmin. Dhe kur meritokracia zëvendësohet me lidhjet, të rinjtë zgjedhin të largohen.Ndërkohë, në shkolla kemi mungesë laboratorësh, mësuesish profesionistë, kushte të dobëta dhe mësim me dy turne, ndërsa problemet me drogën dhe shpërndarjen e saj pranë shkollave janë një alarm serioz.

Edhe informacioni publik është shpesh i vështirë për t’u marrë: institucionet nuk përgjigjen, edhe kur ligji i detyron.Prandaj duhen ligje dhe politika të reja për rininë:

Punësim dhe paga dinjitoze;Deritokraci reale në arsim dhe punësim;Mbështetje për sipërmarrjen e të rinjve;Arsim cilësor dhe shkolla moderne;Luftë ndaj drogës dhe kriminalitetit pranë shkollave;Transparencë dhe akses në informacion;Politika që i bëjnë të rinjtë të qëndrojnë dhe ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Rinia nuk ka nevojë për fjalime. Ka nevojë për mundësi.Nuk ka nevojë për favore. Ka nevojë për meritë.Nuk ka nevojë për premtime. Ka nevojë për veprime.Pa rininë, Shqipëria nuk ka të ardhme.