ABISSNET SUPERIORE/ Ish-trajneri i Tiranës Vangjel Mile në këndvështrim teknik për përgatitjet
Nga Agron KAJA

Ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve, zyrtarisht i kanë dhënë “lejë të zakonshme” kampionateve shqiptarë të futbollit, Abissnet Superiore, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë. Por aktualisht, të gjitha skuadrat janë duke zhvilluar përgatitje stërvitore, dhe mes tyre kanë luajtur edhe ndonjë ndeshje miqësore. Për këtë situatë, dje për gazetën “Telegraf”, specialisti i futbollit Vangjel Mile u shpreh se, të gjitha skuadrat po e shfrytëzojnë sipas programeve të tyre. “Në këto përgatitje, të gjitha skuadrat i janë referuar dukurive që kanë shfaqur në 5 javët e luajtura. Në program, më shumë ka përgatitje për ta mbajtur formën e skuadrës, ka rekuperime dhe mes tyre edhe ndeshje miqësore. Sepse ky është një program stërvitor me një hapësirë kohore të shkurtër që nuk të lejon më shumë elementë stërvitorë. Ekipet në futbollin tonë kanë nevojë për këto pushime, sepse ende nuk janë të kolauduara mirë. Por skuadrave që kanë patur ecuri të mirë, si Teuta, Egnatia e Dinamo, kjo hapësirë nuk ju shërben, pasi kanë patur ecuri të mirë në pesë javët e para”, kështu e nisi dje bisedën specialisti i futbollit Vangjel Mile, i cili më pas komentoi edhe formën e skuadrave duke ju referuar renditjes aktuale. “Skuadrat renditen në vëndet për sa kanë dhënë në 5 ndeshjet e luajtura. Nëse Teuta, Egnatia e Dinamo renditen në vendet e para të tabelës, Tirana dhe Partizani duhet të kishin një renditje më të mirë nga ajo aktuale, të konkurronin midis gjashtë skuadrave të para. Kjo është edhe java e “derbi”-it të kryeqytetit Partizani-Tirana, që besoj se pas kësaj hapësire pa ndeshje zyrtare, do të na sjellë një sfidë të luftuar dhe interesante për tu ndjekur”. Për specialistin Mile, jemi në pritje të ndeshje të javës së 6-të, që sipas tij do të jenë si kryendeshje. “Të gjitha ndeshjet e javës së 6-të e marrin statusin e një kryendeshje. Renditja aktuale e bën që të lexohet seicila prej tyre si e veçantë. Nuk ka ndeshje të lehta, edhe për faktin se të gjitha skuadrat do kthehen pas dy javëve pa ndeshje zyrtare. Besoj se do ti kenë kolauduar shumë gjëra që nuk i kanë bënë mirë në pesë javët e luajtura”, ishte kjo biseda me specialistin e futbollit shqiptar, Vangjel Mile.
KOMBËTARJA – KONFERENCA E SHTYPIT
Trajneri Maran dhe kapiteni Hysaj e vlerësojnë maksimalisht finlandën
Trajneri Ronaldo Maran
“Finlanda të bën të luash keq. Ndryshimi mes Bjellorusisë dhe Finlandës është fakti se janë dy skuadra që kanë sisteme të ndryshme loje, por janë shumë të organizuara. Finlanda është një skuadër e vështirë, që e bën të luajë keq kundërshtarin. Janë të ngjashëm në mënyrën se si rrinë në fushë, shumë të ngushtë, që i mohojnë shpejtësinë ekipit kundërshtar. Grupi C1 është i fortë, por me Finlandën objektivi ynë është të kalojmë këtë grup dhe të dalim të parët”.

Sot në orën 15:00, Kombëtarja jonë ka ndeshjen më delikate, më të fortë dhe më përcaktuese për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Përballë do të ketë Finlandën, vendin e 2-të në grup, dhe njëherësh skuadrën e dytë pretendente për vëndin e parë në grup. Duke e vlerësuar si një skuadër të fortë, me ngjashmëri loje si Bjellorusia, por edhe me karakteristika të tjera, skuadra finlandeze është vlerësuar si testi real për kreun e grupit. Sepse edhe vetë trajneri Rolando Maran e ka quajtur Finlandën si një skuadër të vështirë në fushën e saj, e mirëorganizuar në fushën e lojës dhe të bëjnë të shpërqëndrohesh dhe të luash keq në fushë. Edhe kapiteni Elseid Hysaj heq paralele mes Bjellorusisë me Finlandën, sa i përket forcës dhe taktikave në lojë, por shkodrani i vlerëson finlandezët në të njëjtin nivel me Kombëtaren tonë.
Kapiteni Elseid Hysaj
“Momentalisht ne jemi një skuadër shumë të fortë. Por edhe grupi ynë është i fortë, ku si Finlanda ashtu ehe Bjellorusia kanë gati të njëjtin nivel si edhe ne. Por objektiv i ynë është për të qenë të parët dhe ta kalojmë këtë grup. Edhe pse ne jemi skuadër në evolucion, na duhet që të kërkojmë më shumë nga secili. Tashmë ne kemi trajner të ri që po na jep një dorë për të bërë lojë më të bukur dhe më sulmuese. Për tani jam shumë i kënaqur, e në Finlandë për rezultat pozitiv”.
Vllaznia gjen trajner në Hungari, e mbyll me Edi Martinin
Hungarezi Csaba Laszlo është zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë, duke marrë drejtimin e skuadrës kuqeblu. Njoftimi ka ardhur përmes një komunikimi zyrtar në rrjetet sociale, ku presidenti Alban Xhaferi shfaqet krah teknikut rumuno-hungarez.
Përvoja e 62-vjeçarit është në në Bundesligë, Skoci, Belgjikë e Hungari, e cila e bindi plotësisht kupolën drejtuese shkodrane.

Vora e penalizuar për tifozët
Vendimi i Komisionit të Disiplinës në FSHF, tifozët vorakë i ka penalizuar për ta ndjekur skuadrën e tyre në sfidën përballë Partizanit më 18 tetor. Por edhe në atë me Vllazninë më 28 tetor, nëse nuk paguhet gjoba, tifozët nuk do të jenë të pranishëm në stadium.
ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2026-2027
Kampionati i 88-të
(22 gusht 2026 – 9 maj 2027)
Ndeshjet – Java 6
E shtunë, 10 tetor 2026
AF Elbasani-Vora 18:30
Teuta-Skënderbeu 18:30
E dielë, 11 tetor 2026
Laçi-Egnatia 13:30
Partizani-Tirana 18:30
(Do luhet në “Air Albania”)
Vllaznia-Dinamo 18:30
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Teuta 5 13
2.Egnatia 5 12
3.Dinamo City 5 12
4.Laçi 5 7
5.AF Elbasani 5 6
6.Tirana 5 5
7.Partizani 5 4
8.Vora 5 4
9.Skënderbeu 5 3
10.Vllaznia 5 2





















