Bashkim Koçi: Ibrahim Pashollari, partizani që eci e eci në kërkim të lirisë

“Ky përmetar me shpirt të madh dhe besnik i rrugës që kish nisur nuk ia bëri pyetjen vetes  se ku e çonte kjo  rrugë e nisur e  që ende nuk i dihej fundi. Ai e ndiqte atë pa e kthyer kokën mbrapa dhe thjesht ecte e ecte deri sa do të gjente atë gjënë e shtrënjtë me emrin e bukur LIRI.  Ibrahim Pashollari nuk e bënte këtë kundër dëshirës së tij, kundër vendimit që e kishte marrë me vetdije, sepse ai çdo gjë që arrinte të bënte  e kishte blerë me çmimin e shpirtit.”

Të njohësh një krijesë njerëzore, e sidomos kur ai është lindur e rritur në fshat, është pak a shumë si ta njohësh jetën e njeriut të mirë të shkruar në një liber të bukur . Më erdhi ky arsyetim pasi u njoha me jetën dhe veprimtarinë në një jetë të tërë të përmetarit Ibrahim Pashollari (Zhepova), i cili  në rrëkëllimën e viteve, qysh sa lindi e deri sa e mbylli atë aq mire, si të ish si një ambicje njerëzore e pakkujt.

Ibrahim Nexhip Pashollari lindi më 20.05.1915 në Zhepovë, fshat në Dëshnicë të Përmetit. Ishte fëmija e fundit e Nexhipit me Nazifes. Çuditërisht ai u përkiste atyre fëmijëve të cilët   mësonin më tepër nga shembulli i prindërve  sesa nga mësimet e tyre. Që në moshën 10 vjeç Ibrahimi iu bashkua prindërve  për të punuar e ndihmuar në punët e bujqësisë e të blegtorisë, punë që zgjatën deri në vitin 1936 kur ishte vetëm 21 vjeç. Ishte viti kur u rekrutua për të kryer shërbimn ushtarak, i cili zgjati dy vjet, deri në vitin 1937.  Për të mos harruar se kush ishte dhe nga vinte Ibrahim Pashaollari (Zhepova), më duhet të shënoj faktin që ai, edhe pse në kushte të vështira në familje,  gjatë viteve 1932-1933 kreu dy klasë të shkollës fillore, të cilët do ta orjetonin aq sa të mundnin në jetë.

Sigal

Për aq sa kishte mësuar nga jeta Ibrahimi kishte krijuar bindjen se nëse kërkon të jesh vërtetë i lire, më parë se çdo gjëjë tjetër duhet të jesh shërbëtor i diturisë. Ai, i orjentuar nga babai, kishte marrë informacionin se në qytetin e Durrësit funksononte një kafene e patriotit Mehmet Pavarit, me origjinë nga një fshat në afërsi të Zhepovës. I bindur se jeta po merrte një fillim të ri ai do të qëndronte në shërbim si kafexhi nga viti 1941 e deri në janar 1942 për t’u larguar më pas, deri në shkurt të vitit 1943 si puntor në skelën e Durrësit. Ibrahim Pashollari kishte një zemër që ndjehej i revoltuar dhe i dëshpëruar përpara së keqes. Ai nuk mund të rrinte indifferent dhe nuk mund të duronte të qëndronte e të mbate sehir për çka po ndodhte me vëndin e tij në kohën që sapo kishte filluar Lufta e Dytë Botërore. Pra i lëvizi diçka brenda ndërgjegjes së tij të dlirë që të guxonte të bëhej pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Nga muaji shkurt i vitit 1943 e deri muajin Maj të po atij viti Ibrahim Zhepova (Pashollari) u bë pjesë si partizan me armë në dorë në Çetën ë Pezës, e pastaj  e pa të arsyeshme të shkonte në vendlindje. Sigurisht për të vazhduar luftën, misionin për çlirimin e Atdheut. Madje pa vajtur të shikonte e të çmallej me familjarët ai i gjeti dhe u inkuadrua në Çetën “Musa Fratari” në Përmet. Pjesmarrja si partizan në këtë Çetë të babait të Heroit të Popullit Musa Fratari, të atij që u pagëzua edhe emri i Çetës, Ali Kame Fratari, Ibbrahimi u bë me krahë. Ai në veprimtari e sipër të kësaj Çetë u njoh edhe me Komandantin Feëti Bubësi dhe komisarin e Çetës Dashnor Mamaqi. Ndoshta edhe nga përvoja e fituar në Çetën e Pezës, deri në fund të vitit, ai punoi  në teren si kryetar i këshillit të rinisë të të gjithë krahinës të Përmetit, e mandej u bë pjesë e batalionin “Iqmet Dushi” me detyrën e komandantit të skuadrës e nën komandant kompanije. Falë zotësisë, por më së shumti i angazhimit të tij shpirtëror dhe të sinqertë, ai në shkurt të vitit 1944 u pranua në rradhët e Partisë Komuniste.

Por njeriu i mirë e i virtytshëm shfaqet i tillë në çdo hap të veprimtarisë së tij. Një njeri i lire, gjithashtu, vepron gjithnjë në mirëbesim dhe kurrë me dinakëri. Ndaj këto cilësi të çmuara në luftën partizane për Ibrahimin u bënë “investim” që në prill të vitit 1944 t’i bashkohej një formacioni më të madh partizan, siç ishte Brigada e VIII partizane. Detyra që iu caktua ishte, edhe pse jo në frontin ku luftohej kundërb armikut pushtues, jo më pak e rëndësishme. Atij iu ngarkua detyra e intendentit të nja nga batalionet e Brigadës.

Ky përmetar me shpirt të madh dhe besnik i rrugës që kish nisur nuk ia bëri pyetjen vetes  se ku e çonte kjo  rrugë e nisur e  që ende nuk i dihej fundi. Ai e ndiqte atë pa e kthyer kokën mbrapa dhe thjesht ecte e ecte deri sa do të gjente atë gjënë e shtrënjtë me emrin e bukur LIRI.  Ibrahim Pashollari nuk e bënte këtë kundër dëshirës së tij, kundër vendimit që e kishte marrë me vetdije, sepse ai çdo gjë që arrinte të bënte  e kishte blerë me çmimin e shpirtit.

Ai ecte me plot besim se një ditë do të gjente atë për të cilën shokët po jepnin jetën, po sakrifikonin për gjërat më të çmuara për të fituar lirinë. Ndaj edhe nuk u bë kurrë pishman per çka kish bërë dhe për çfarë e priste të bënte. Përmetari dëshnicar Ibrahim Pashollari (Zhepova) nuk ishte nga ata që e kish marrë këtë udhëtim me plot rreziqe për të humbur veten, por nga ata që ecte e ecte për të gjetur veten. Ai luftoi deri në çlirimin e plotë të vendit e më tej, bashkë me efektivin e formacionit partizan, e ndoqi pushtuesin  deri në Jugosllavi.

Pas përfundimit të luftës, pra pas kthimit nga Jugosllavia, erdhi në fshat nga ku në shtator të vitit 1947 do të largohej përfundimisht për të shërbyer ku kishte nevojë Atdheu, për të cilin edhe kishte luftuar e sakrifikuar. Paraprakisht, për të kryer detyrat ushtarake, jo partizançe, por si ushtarak i shkolluar e i kualifikuar, u detyrua të kryente shkollën e oficerëve dhe disa kurse kualifikimi. Nëse doni të ngjiteni lart, thoshte Ibrahimi mes shokësh ushtarakë, përdorni këmbët tuaja dhe mendjen tuaj! Mos lejoni kurrë që t’ju ngrejnë e gradojnë të tjerët!

Deri në vitin 1955 Ibrahim Pashollari shërbeu si ofocer në rradhët e Ushtrisë Popullore me gradën kapiten i pare, deri kur doli në lirim. Jo për t’u “liruar” për të shkuar në shtëpi, por për të kryer detyra të tjera po aq të rëndësishme dhe që ishin zinxhir i pandarë i shërbimit për mbrojtjen e Atdheut. Dhe si njeri fisnik ai do të shërbente me përulësi siç ishin degët e mobilizimit ushtarak në  Durrës, Ballsh e Përmet. Në të gjithë këtë karrrierë të fundme të Ibrahim Pashollarit nuk mjaftoi vetëm vlerësimi nga shteti, miqtë, vartësit dhe eprorët të ishte “njeri i mirë”.  Për karakterin e këtij burri të virtytshëm duhej edhe diçka tjetër, të kryente shërbimin e duhur me korrektësi e dashuri, ashtu siç ish edhe “Njeri i mirë”.

Pas daljes në lirim si ushtarak Ibrahim Pashollari u vendos familjarisht në qytetin e vogël, por të qetë e me përmetarë të virtytshëm, në  Këlcyrë. Aty punoi pa asnjë lloj prtetendimi për të drejtuar apo për të kapur karrigen e kuadrit të rëndësishëm, por si magazinier në ndërmarjen e grumbullimit të bimëve mjekësore e pastaj në fabrikën e përpunimit të rrushit e frutave ku në shtator të vitit 1970 do të dilte në pension.

Ky përmetar, i cili ishte edhe një njeri që përfaqësonte cilësitë më të mira të dëshnicarit, pati aftësinë për të krijuar një familje të shëndoshë e të respektuar në vite. Sipas tij detyrat ndaj vetes, familjes, kombit janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ai e krijoi familjen me një vajzë nga fshati i tij, nga Zhepova, Hançen, me të cilën lindën, rritën dhe edukuan shtatë fëmijë, 7 djem dhe një vajzë, Lulëzimen. Djemtë Nexhipi, Agimi, Kujtimi, Përparim, Maksimi, Spartaku dhe Shpëtimi, ndoqën rrugën e babait, të Ibrahim Zhepovës (Pashollari). Dhe kjo falë korrektësisë dhe merakut për të përciellë te fëmijët atë çka mundi të arrinte vet në jetë. Sepse dëshnicari Ibrahim Pashollari  drejtimin e suksesshëm të familjes e konsidëronte më të vështirë sesa të drejtoje një shtet. U  nda nga jeta  në Këlcyrë më 24.06.1996, duke lënë emrin njeriu vërtet të ndershëm, e që mbahet mënd ende të ketë  mbetur  një zotëri.