Plot 146 pyetje i ka drejtuar Partia Demokratike, kreut të Shtetit Bajram Begaj dhe shefit të qeverisë Edi Rama ku kërkojnë përgjigje lidhur me kriteret dhe procedurat që u ndoqën për propozimin dhe emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit në 2023-shin. Kërkesa nga deputeti demokrat Klevis Balliu, vjen pas arrestit të Hysenit nën dyshimet se ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë.
Në 78 pyetjet drejtuar Ramës, opozita kërkon informacion për të gjithë procesin që çoi Vlora Hysenin në krye të SHISH, që nga identifikimi dhe propozimi i kandidaturës, kriteret e përzgjedhjes dhe verifikimet e kryera para emërimit, deri te informacionet që Kryeministri mund të ketë marrë gjatë kohës që ajo drejtonte shërbimin sekret. PD pyet Ramën nëse përpara emërimit ishte evidentuar ndonjë kontakt apo marrëdhënie e Hysenit me Ergys Agasin dhe nëse, gjatë drejtimit të SHISH, Kryeministri kishte dijeni për takime, telefonata apo komunikime mes tyre.
Ndërkohë, presidentit Begaj i janë drejtuar 68 pyetje lidhur me marrjen dhe shqyrtimin e propozimit për emërimin e Hysenit në krye të SHISH, Lidhur me informacionet e administruara nga Republika e Kosovës pas shkarkimit Agjencia Kombëtare e Inteligjencës.
Pyetjet e plota drejtuar Kryeministrit Edi Rama
- Lidhur me procedurën e identifikimit dhe propozimit
1.Kur është identifikuar për herë të parë shtetasja Vlora Hysenin si kandidate për detyrën e Drejtorit të SHISH?
- Nga kush është propozuar fillimisht kandidatura e saj pranë Kryeministrit, qoftë në pozicionin e këshilltares për sigurinë kombëtare, ashtu edhe të Drejtorit të SHISH?
- A ka ekzistuar një procedurë formale për identifikimin, shqyrtimin dhe vlerësimin e kandidatëve?
- Sa kandidatura janë shqyrtuar dhe cilat kanë qenë kriteret e përdorura për vlerësimin e tyre?
- A ekziston një dosje administrative e procesit të përzgjedhjes së kandidaturave?
- A është hartuar ndonjë relacion, raport, analizë, memorie, opinion juridik ose vlerësim tjetër përpara propozimit të saj?
- Kur është përgatitur propozimi zyrtar i Kryeministrit drejtuar Presidentit të Republikës?
- Cili ka qenë motivacioni i plotë i propozimit?
- A është mbështetur propozimi në dokumentacion zyrtar të institucioneve shqiptare dhe të huaja apo vetëm në vlerësimin personal të Kryeministrit?
- Në vijim të deklarimit tuaj se kandidatura e shtetases Hyseni është mbështetur edhe në referenca të shërbimeve partnere:
(i) Cilat shërbime kanë dhënë këto referenca?
(ii) Kur janë marrë këto referenca?
(iii) Në çfare forme?
(iv) Kush i ka vlerësuar?
- A janë kërkuar posaçërisht referenca për shtetasen Hyseni nga shërbimet partnere përpara propozimit?
- A është kërkuar informacion nga shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë të vendeve aleate dhe partnere?
- A është kërkuar informacion nga autoritetet e Republikës së Kosovës lidhur me veprimtaritë e mëparshme të shtetases Hyseni?
14.Cilat institucione të Republikës së Kosovës janë kontaktuar?
- A keni kërkuar informacion nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me periudhën e ushtrimit të detyrës së zëvëndësdrejtorit nga shtetasja Hyseni?
- A është kërkuar informacion mbi rrethanat e largimit të saj nga detyra në institucionet e sigurisë së Kosovës?
- A ështëkërkuar informacion mbi ndonjë verifikim sigurie, procedim administrativ, disiplinor, penal apo hetim të mëparshëm ndaj saj?
- Nëse është marrë informacion nga autoritetet e Kosovës, kur është marrë dhe cili ka qenë konkluzioni i tij?
- Lidhur me verifikimet e kryera përpara emërimit
- Cilat institucione shqiptare kanë kryer verifikimin e kandidaturës së shtetases Hyseni?
- Kur ka filluar dhe ka përfunduar ky verifikim?
- A është kryer një verifikim i posaçëm i sigurisë dhe integritetit?
- Cilat institucione shqiptare janë kontaktuar?
- A janë konsultuar SHISH, SHIU, Policia e Shtetit, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, AMP, AKSIK ose institucione të tjera ligjzbatuese?
- A është kërkuar informacion nga SPAK përpara propozimit të saj?
- Nëse po, në çfarë date dhe çfarë informacioni është marrë?
- A ka pasur, në momentin e propozimit, ndonjë hetim, procedim, verifikim ose material të administruar nga SPAK ku shtetasja Hyseni përmendej direkt apo indirekt?
- A është kontrolluar ekzistenca e kallëzimeve, referimeve apo materialeve të tjera hetimore lidhur me të?
- A është kryer ndonjë verifikim mbi kontaktet e saj me persona të përfshirë në hetime apo procedime penale?
- Nga verifikimet e kryera, a ka rezultuar ndonjë kontakt apo marrëdhënie personale, profesionale, financiare apo të ndonjë natyre tjetër me shtetasin Ergys Agasi?
- Nëse po, çfarë informacioni është administruar dhe cili ka qenë konkluzioni i tij?
- A është kryer ndonjë vlerësim për konflikt të mundshëm interesi në ushtrimin e detyrës nga shtetasja Hyseni?
- A është hartuar një vlerësim formal mbi besueshmërinë dhe integritetin e kandidaturës së saj?
- Nëse po, cilat kanë qenë përfundimet e këtij vlerësimi?
III. Lidhur me informacionet e administruara nga partnerët ndërkombëtarë
- A ka kërkuar Kryeministria informacion nga partnerët ndërkombëtarë për shtetasen Vlora Hyseni?
- A është kërkuar informacion nga strukturat përkatëse të NATO-s?
- A është marrë ndonjë informacion nga shërbimet partnere lidhur me besueshmërinë e saj?
- A kanë pasur partnerët ndonjë rezervë apo paralajmërim?
- A kanë komunikuar partnerët ndonjë shqetësim lidhur me kontakte, marrëdhënie apo veprimtari të shtetases Hyseni?
- A ka pasur ndonjë informacion të klasifikuar nga partnerët që ka qenë në dispozicion të Kryeministrit përpara emërimit?
- Nëse po, kërkohet të identifikohet dokumenti, data, instituconi dërgues dhe niveli i klasifikimit në masën e lejuar nga ligji.
- Lidhur me informacionet e administruara gjatë ushtrimit të detyrës
- Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës nga shtetasja Hyseni, a ka marrë Kryeministri informacion nga SHISH, SPAK, Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, partnerët ndërkombëtarë ose institucione të tjera lidhur me veprimtarinë e saj?
- A është informuar Kryeministri për ndonjë dyshim mbi respektimin e rregullave të informacionit të klasifikuar?
- A është informuar për ndonjë incident të sigurisë së informacionit?
- A është informuar për ndonjë kontakt të papërshtatshëm të saj me persona jashtë strukturave të autorizuara?
- A është informuar ndonjëherë për kontakte me shtetasin Ergys Agasi?
- Nëse po, kur është marrë për herë të parë ky informacion dhe nga cili institucion?
- A është kryer ndonjë verifikim pas marrjes së këtij informacioni?
- A është informuar apo ka pasur dijeni Kryeministri për ekzistencën e një dokumenti të përgatitur nga një punonjës i SHISH lidhur me implikimin e shtetases Vlora Hyseni në procedurat e prokurimit publik të AKSHI?
- A është informuar Kryeministri se shtetasja Hyseni mund të ishte subjekt i një hetimi penal?
- Nëse po, kur është informuar dhe nga cili autoritet?
- A e ka informuar vetë shtetasja Hyseni Kryeministrin se ishte subjekt i ndonjë hetimi, verifikimi apo procedure?
- A e ka informuar shtetasja Hyseni Kryeministrin se ishte marrë në pyetje nga hetuesit e BKH-së?
- Nëse po, kur dhe në çfarë rrethanash?
- A ka kërkuar Kryeministri ndonjë raport apo verifikim të posaçëm nga SHISH lidhur me këto çështje?
- Lidhur me kontaktet me shtetasin Ergys Agasi
- A ka pasur Kryeministri dijeni, përpara zhvillimeve të fundit, për ekzistencën e kontakteve të shtetases Vlora Hyseni dhe shtetasit Ergys Agasi?
- A ka qenë Kryeministri në dijeni për takime të tyre?
- A ka qenë në dijeni për komunikime telefonike, elektronike ose të tjera?
- A ka qenë në dijeni për ndonjë komunikim që lidhej me çështje institucionale, qeveritare, të drejtësisë, policisë ose sigurisë?
- A ka diskutuar ndonjëherë shtetasja Hyseni me Kryeministrin lidhur me shtetasin Ergys Agasi?
- A ka kërkuar ndonjëherë ndërhyrjen ose ndihmën e Kryeministrit për çështje që lidheshin me të?
- A ka kërkuar Kryeministri nga ndonjë institucion informacion mbi natyrën e marrëdhënieve të shtetasve Hyseni-Agasi?
- Lidhur me informacionet e nga NATO dhe partnerët ndërkombëtarë gjatë detyrës
- A ka marrë Kryeministria gjatë periudhës Prill 2023 – Shtator 2026 raporte apo komunikime nga NATO lidhur me shtetasen Vlora Hyseni?
- A ka marrë informacion mbi sigurinë e informacionit të klasifikuar në SHISH?
- A ka marrë informacion nga partnerët mbi ndonjë risk të mundshëm që lidhej me shtetasen Hyseni?
- A ka pasur ndonjë rezervë nga partnerët lidhur me aksesin e saj në informacion të klasifikuar?
- A kanë kërkuar partnerët ndonjë masë korrigjuese apo verifikim shtesë?
VII. Lidhur me shkarkimin nga detyra e Drejtorit të SHISH
- Kur ka marrë Kryeministri informacionin e parë lidhur me masat e sigurisë ndaj shtetases Hyseni?
- Cili ka qenë Kur ka vendosur të propozojë shkarkimin e saj?
- motivacioni i plotë i shkarkimit nga detyra?
- A është bazuar propozimi për shkarkim vetëm në masat e sigurisë apo edhe në informacione të tjera?
- Nëse po, cilat institucione i kanë këto informacione në dispozicion?
- A është konsultuar Presidenti i Republikës përpara propozimit?
- A është kërkuar ndonjë raport nga ana e SHISH?
- A është bërë ndonjë vlerësim mbi dëmin e mundshëm ndaj sigurisë kombëtare?
- A është bërë ndonjë vlerësim mbi informacionin e klasifikuar që mund të jetë ekspozuar apo kompromentuar?
- A janë informuar paraprakisht NATO dhe partnerët ndërkombëtarë?
- A janë marrë masa konkrete për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar pas largimit të shtetases Vlora Hyseni nga detyra?
- Nëse po, cilat janë këto masa dhe kur janë marrë ato?






















