Doda: Dosjet nisini nga politika. Majko: Lustracioni moralisht

451
TIRANE – Erion Veliaj ka prezantuar për herë të fundit si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinës pr/ligjin e fundit që sjell në Kuvend për votim, atë hapjen e dosjeve për krimet e komunizmit.
Pasi ka prezantuar draftin, Veliaj ka vlerësuar se pr/ligji që ministria e tij ka sjellë për votim siguron transparencën dhe çdo nisëm tjetër që kalon caqet e përcaktuara nga ky pr/ligji do të përbënte thjesht një spekulim politik dhe do të ishte mënyra më e mirë për ta sabotuar.
“Kjo transparencë kërkon përgjegjësinë që çdo zyrtar të bëjë publik përfshirjen e tyre. Çdo nisëm tjetër që kalon caqet e përcaktuara nga ky pr/ligji do të përbënte thjesht një spekulim politik dhe do të ishte mënyra më e mirë për ta sabotuar.”- tha Veliaj, duke zhvlerësuar pr/ligjin e sjellë nga deputetja e Parisë Demokratike Mesila Doda dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. 
“I nderuar që e mbyll në Kuvend me prezantimin e pr/ligjit për hapjen e dosjeve.”- tha në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, ministri Erion Veliaj.
Ai theksoi se projektligji i prezantuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është në respekt të të drejtave të viktimave të komunizmit për të njohur të vërtetën.
Ndryshimi mes dy drafteve është se ai për lustracionin jo vetëm do të hapte dosjet e drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit, por rrjedhimisht kërkon edhe largimin e tyre nga postet publike, ndërsa drafti i qeverisë është i bazuar në modelin gjerman të transparencës së dosjeve të STASI-t dhe i vlerësuar nga parterët ndërkombëtar si varianti i duhur.
Dy projektligje për hapjen e dosjeve kanë nisur të diskutohen në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për draftin e qeverisë për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe projektligjin e propozuar nga deputetja e Parisë Demokratike Mesila Doda dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. 
Sigal

Diskutimet për projektligjin për “Hapjen e dosieve”

Ora 15:28 Veliaj: Të respektojmë të drejtën e viktimave të komunizmit për të njohur të vërtetën

“I nderuar që e mbyll në Kuvend me prezantimin e pr/ligjit për hapjen e dosjes. Dua të falënderoj partnerët tanë, kryesisht Gjermaninë, për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë. Pr/ligji një nga më të mirët që kemi pasur. Falenderoj mbështetjen e OSBE që vlerësoi publikisht ligjin. Si përfaqësues i një brezi që nuk e ka përjetuar drejtpërdrejti komunizmin. Jemi i vetmi vend bashkë me Rusinë që nuk kemi bërë transparencë për krimet e komunizmit. Mund t’ia linim një brezi të ri që do ta shikonte komunizmin vetëm si histori e së kaluarës. Të respektojmë të drejtën e çdo viktime të komunizmit për të njohur të vërtetën. Viktimat e komunizmit do të kenë akses për të kontrolluar dosjet kundër tyre. Pr/ ligji parashikon hapjen e dosjeve për mediat. Kjo transparencë kërkon përgjegjësinë që çdo zyrtar të bëjë publik përfshirjen e tyre. Çdo nisëm tjetër që kalon caqet e përcaktuara nga ky pr/ligji do të përbënte thjesht një spekulim politik dhe do të ishte mënyra më e mirë për ta sabotuar. Do të menaxhohet me kujdes arkiva. Do të mbyllen njëherë e mirë përdorimi i këtyre dosjeve për shantazh politik. Ti japim njëherë e mirë fund kësaj sharange. Dua t’iu falënderoj për bashkëpunimin, falënderoj kreun e kuvendi. Falenderoj ato komisione ku kemi pasur shumë punë. Falenderoj Erjon Bracen, Fatmir Xhafën. Me gjithë vërejtjet që kemi pasur i kemi qëndruar strikt draftit. Shqipëria ka nevojë për më shumë punë dhe më pak baltë”- tha Veliaj.

Ora 14:40 Halimi: Kursejuani cinizmin shqiptarëve pasi persekotorët e diktaturës s’mund të ndërshkohen nga bashkëpunëtorët e tyre.

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka shprehur qëndrimin e tij kundër miratimit të projektligjit për Hapjen e Dosjeve. Sipas Halimit, me këtë ligj u jepet mundësia e promovimit të persekutorëve të djeshëm. Ai deklaroi se shumë nga persekutorët janë sot në poste drejtuese teksa lëshoi edhe shumë akuza të tjera për qeverinë. Ish-­ministër i Drejtësisë, gjatë fjalës së tij tregoi dy histori familjare, të cilat lidheshin me regjimin e diktaturës.
halimi
“Partia Socialiste, është pasardhësja krenare e partisë Komuniste. Por duhej kursyer cinizmi ekstrem dhe ligji duhet të tërhiqet. Persekutorët nuk mund të hapin kurrë dosjet e tyre për bashkëpunëtorët. Duhet t’ja kishit kursyer cinizmin shqiptarëve. Por bashkëpunëtorët e administratës po vijon në të shijoi rrogat e larta. Masakra është që persekutorët të hapin dosjet për të persekutuarit. Ditë më parë në Youtube qarkulloi një video me 10 diktatorë më të mëdhenj në botë për nga çmenduritë, i yni ishte i renditur i treti. Nëse do kishte të bënte me tiraninë, Enver Hoxha do ishte i pari. Ajo diktaturë dhe ai regjim ishte jo vetëm prej Hoxhës, por dhe atyre që i shërbenin me zell. Motra e babit tim u internuar në Mokërr sepse u arratis kunati i saj. Ata u internuar në Karbanjos për 10 vite. Deri këtu mund të them se faji ishte i Enver Hoxhës, por gjykatësit e vendosën internimin e 3 fëmijëve të tij të mitur. Vëllai im dhe dy shok donin të arratiseshin në Greqi, ndërsa një prej tyre e vranë. Të dyja historitë njerëzore kanë njerëz, e emra. Tërheqja e trupit të Fatmirit (djali që u vra) u bë nga një hetues. Nuk mund ta pranojë kurrë që ai gjyqtari dhe prokurori i djeshëm të jetë sot në zyrtat e shtetit. Kjo është e papranueshëm. Kam qenë ministër, po e vërtetë është, E kemi bërë ligjin, por ishin ju që e bëtë ligjin. Nuk jam kurrë për hakmarrje ndaj tyre, por s’mund të jem dakord që ata të paguhen dhe promovohen nga taskapagesueit tanë. Persekutorët nuk mund të bëjnë asgjë, për të persekutuarit. Persekutorë të djeshëm mos kini frikë nga këta të sotmit, se nuk ju persekutojnë. Qytetarë të vendit mos e braktisni vendit dhe shpresa është më 21 qershori, duke i dhënë zero vota atyre personave me të shkuar kriminale”, ­tha Halimi. 
Ora 13:58 Majko: Mos bëni sikur erdhët nga hëna, t’ia kishit hequr titullin Enverit. Ministra të Ramiz Alisë ka si nga ju dhe nga ne!
Me një gjuhë më të butë se sa të kolegëve të tij të djathtë, deputeti socialist Pandeli Majko u kujdes të vendosë barazi sa i përket angazhimit politik për hapjen e dosjeve, e duke bërë apel që të mos krijohen diferenca “e bardhë e zezë” mes qeverisë dhe mazhorancës.
Majko iu përgjigj kështu kolegut Mediu sa i takon titullin “Hero i Popullit” që mban ende ish-diktatori Enver Hoxha: Projektligji duhet të na bëjë të reflektojmë. Mos të bëjmë sikur në këtë vend nuk është qeverisur me patetizëm lidhur me atë që ka ndodhur para viteve ’90. Dekoratat që ka mbajtur Enveri, Mehmeti etj etj… këtu ishit, nuk erdhët nga hëna, t’i kishit hequr, të gjithë presidentët i keni propozuar ju. Këtu ishit, pse bëni sikur keni ardhur nga hëna.
Ndërsa sa i përket deklaratave të deputetet demokrate Albana Vokshi, Majko u shpreh: Ministra të Ramiz Alisë ka edhe këtë edhe andej. Ne nuk përfaqësojmë të zezën dhe ju të bardhën.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko tha qeveria ka ndërmarrë këtë projektligj jo për të vendosur drejtësi dhe fajtorë, por për të mësuar një pjesë të së vërtetës. N këtë kontekst, Majko sqaroi se drafti i lustracionit që kanë propozuar kolegët e opozitës është rrëzuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, ndaj në këto kushte mazhoranca nuk mund ta votojë.
“Ne nuk mendojmë se hapja e dosjeve do të vendosë drejtësi në këtë vend. Ka dosje që as janë hapur e as do hapen e as fëmijët e mi nuk do ta marrin vesh se çfarë ka ndodhur. Diferenca është midis asaj që quhet e drejtë dhe drejtësi. Po diskutojmë për të drejtën. Propozimet e kolegëve të opozitës janë hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Nëse doni ta miratojmë si akt moral le ta bëjmë, por gjykata ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venezias në lidhje me këtë çështje. Fajtorët për këtë që ka ndodhur në Shqipëri nuk janë këta që do të hapin dosjet. Në takimin që patëm me të përndjekurit u tha që ka pasur raste ku bashkëpunëtorë të sigurimit janë bërë nën presion. Por për familjet realisht të përndjekura jeta ka qenë një ecje në luginën e spiunëve, kishe frikë të ecje. Ne do hapim dosjet e spiunëve por nuk besoj se brenda tyre do të zbulojmë të gjitha të vërtetat. Ne po përpiqemi të krijojmë një raport me të vërtetën aq sa të mundemi. Është një pjesë e të vërtetës nuk është e gjithë e vërteta. Ky ligj nuk do të shpallë fajtorët, por kërkon të bëjë transparente një pjesë të asaj që ka ndodhur para viteve 90”, tha Majko. 
Ora 13:45 Vokshi: I shmangeni lustracioni se keni të inkriminuar në krye në pushtet
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tha se qeveria kërkon me dashje shmangien nga lustracioni, pasi sipas saj ka mazhoranca ka vënë në pushtet bashkëpunëtorë të atij regjimi.
“Janë dy drafte që veç objektit të zbatimit kanë të ndryshëm frymën e qasjes sonë ndaj të shkuarës. Drafti i kolegëve Doda-Idrizi i iniciuar nga shoqëria civile kërkon çrrënjosjen e këtij tumori që nuk po e lë Shqipërinë të marrë frymë lirë. Sepse i keni akoma në pushtet, kjo qeveri ka krijuar precedent me inkriminimin e shtetit. Ju me arrogancë po e shmangi lustracionit, sepse dosjet tuaja janë shtuar”, tha Vokshi. 
Ora 13: 30 Mediu: Enver Hoxha ende “Hero popullit”, e turpshme!
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu e quajti tentativë për të manipuluar historinë e Shqipërisë projektligjin e qeverisë për të hapur dosjet, por jo përmes lustracionit. Ai e quajti të turpshme faktin që ish-diktatori komunist Enver Hoxha është ende “Hero i Popullit”.
“Projektligji i qeverisë do thjesht të manipulojë historinë e Shqipërisë. Qeveria kërkon të amnistojë masakrën komuniste dhe organizatorët e saj. Kërkon që dosjet të jenë një histori që ka kuriozitet, por të mos ketë emra dhe duke mos njohur emrat e atyre që persekutuan për interesa të qarta politike. Persekutimi nuk është histori e kaluar në Shqipëri por është një përgjegjësi sepse ka vrasje, ka viktima, të përndjekur të harruar dhe vrasës që deklarohen krenar për atë që kanë bërë. Sot e kësaj dite mbajmë akoma Enver Hoxhën hero të popullit, me argumentin se e ka marrë me ligj është e turpshme. Duhet të hapim dosjet e politikanëve kudo ku janë se transparenca. Lustracioni është një domosdoshmëri e pavarësisht si do të votojmë sot kjo nuk mbyllet me kaq, se kjo shoqëri do të ketë gjithmonë zërin e përfaqësuesve”, u shpreh Mediu. 
Ora 13:20 Doda: Ky proces do të nisë me hapjen e dosjeve të politikanëve, drejtorëve, gjyqtarëve e kështu me radhë
Inisiatorja e projektligjit për hapien e dosjeve Mesila Doda në diskutimin e saj vlerësoi dhe falënderoi punën e bërë nga shoqëria civile, studentët e dhjetorit, të persekutuari dhe të gjithë atyre që e mbështetën dhe punuan për këtë projektligj.Më tej ajo theksoi se hapja e dosieve do të nisë me hapjen e dosjeve të politikanëve, drejtorëve, gjyqtarëve e kështu me radhë.
“Dua të bëj disa falënderime për shoqërinë civile dhe Studentët e Dhjetorit. Punë është produkt e dhjetra mëndieve të ndritura dhe kurioze të së djathës moderne.
Forma e ardhjes së ligjeve. I pari erdhi nga studentët e dhjetorit. Një peticion i nëshkruar nga dhjetra qytetarë shqipëtarë dhe të huaj në të cilin kërkohej nga të gjithë bashkë hapja e dosjeve por edhe dënimi i të inkriminuarve. Ishte momenti kur duhej të arrihej një marrëveshje përtej politikës ndaj dhe ky draft erdhi nga jasht. Ky ligj ka në thelb hapjen e dosjeve për të gjithë , të atyre që janë ose jo në politikë. Së pari dosjet do të hapen për ata që janë në postet drejtuese. Ky draft u puua për rreth 3 vite dhe kjo që ju po sillni sot është fars dhe shantazh. pasi Rama hedh në “kosh” gjithçka që nuk sjell fitime. Ju keni përpara një inisiativë të rrëzuar në komisionin e ligjeve. Ky ligj ka sjellë shumë debat. Pse vendosa të sjell këtë projektligj, këtë nisëm? Sot unë them që ja vlen të provojmë për të nxjerrë të vërtetën. Ata që nuk duan një proces të vërtetë i vendosin asaj një pllakë hekuri. Ajo që kemi nevojë është një reflektim i vërtetë dhe një ndarje nga e kaluara”, theksoi Doda.
Duke folur për një studim të pak javëve më parë ku 81% e personave ishin për hapjen e dosjeve, Doda theksoi se hapja e dosjeve nuk është kuriozitet adoleshentësh por çlirim i ndërgjegjes politike nga shumë padrejtësi.
“Hapja e dosjeve nuk është kuriozitet adoleshentësh por çlirim i ndërgjegjes politike nga shumë padrejtësi. Kjo nuk është retorikë por guri i sizifit për politikën shqiptare. 3 herë kanë shkuar në gjykatën kushtetuese iniciativat e së Djathtës dhe të treja herët i keni dërguar ju. Pra ju nuk jeni bashëpuntor i asnjë nisme. Ti zoti Kryeministër ke një ushti xhelatësh që ti i ke graduar. Ky vend ka sjellë të rinj që kanë ndryshuar sistemin. Sot ka dhjetra të rinj që duan të nxjerrin këtë vend nga klasa e krimit ku ju e keni përfshirë. Ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë që unë nuk do të ndalem. Do kesh përpara 10-ra kërkesa që do i refuzosh por të paktën shqiptarët do ta kuptojnë ndryshimin”, tha Doda. 
Doda: Ju nuk keni vullnetin pasi ju vini dhe jetoni me agresionin e djeshëm dhe krimin e sotëm
“Argumenti që kam parë e dëgjuar këto ditë është ajo që ka lidhje me elementë të ligjit të dosjeve që mund të konsiderohen si të papajtueshëm me ligjin themeltar të shtetit. Unë nuk kam asnjë dyshim që një vullnet i mirë do mund të rregullonte gjithë elementët dhe teknikalitetet që mund të konsideroheshin si prolematikë, por për këtë do duhej vullnet i mirë, vullnet që kësaj maxhorance i mungon. I mungon, sepse do duhej që më së paku të bënte zgjedhjen nga kush krah qëndron, nëse është me viktimën a me agresorin, dhe këtë zgjedhje ju nuk e bëni dot, se vini nga agresioni dhe jetoni me agresionin e djeshëm dhe krimin e sotëm.
Kjo nuk është retorikë politike, ky është guri i Sizifit për politikën shqiptare. Sa herë që është kërkuar vlersimi i një procesi të drejtë e në përputhje me nevojat e ndërgjegjes sonë kombëtare, aq herë e majta që vazhdon të jetë e lidhur me fill jetsor me të kaluarën komuniste të saj, me votuesit dhe eksponentët ish-funksionarë të rregjimit të së kaluarës ka goditur çdo përpjekje për të zbuluar të vërtetën e për të larguar të inkriminuarit nga postet drejtuese. Tre herë kanë shkuar në Gjykatën Kushtetuese inisiativat e së djathtës, të treja herët e keni cuar ju…që sot na tregoni se sa për zemër keni ndarjen e largimin me të kaluarën….nuk keni votuar asnjë nga rezolutat që ky parlament ka miratuar për dënimin e krimeve të së kaluarës”, theksoi Doda.
Duke akuzuar Kryeministrin Rama, ajo e ka quajtur atë një aktor të një teatri që po luhet edhe një herë në kurriz të viktimave të së kaluarës.
“Ke kryetar grupi parlamentar, kryetar tw komisioneve të ligjeve dhe të sigurisë, ke deputetë në grupin tënd parlamentar pjesë e ish-funksionarëve të lartë rregjimit.
Ponc Pilatin sot nuk e bën dot. Ti që i tregove Papa Franceskut vuajtjet e klerit të tij, kalvarin e kishës së tij a e mendove se çdo të thotë të kryesh një proces ku dosjet hapen për rrezikzinjtë që kanë qenë herë të shtrënguar e herë të dëshiruar të thonë mëkatin për të afërmin, por ku ti mbron me gjoks arkitektët dhe ofiqarët e rregjimit që vrau e dhunoi kishën e Franceskut, që përndoqi e dhunoi klerikët e feve dhe që vrau e burgosi mijëra intelektualë e të rinj, burra e gra dhe burgosi e shkatërroi ADN e lirisë së një kombi?A e mendon se çdo të thotë ti dalësh zot armatës së xhelatëve që sot kanë pushtuar zyrat e shtetit e vendimarrjen e politikës? i ke në parlament, i ke në qeveri…ministrin e Ramiz Alisë e ke pranë vetes, i ke në zyrat e policisë, ne prokurori, gjykata, diplomaci…
Më së fundi një këshillë miqsore për ty…kur të mundohesh të sjellësh ndër mend kohën e refleksioneve me Dan Klosin dhe kur ven firmën në dokumentarët e Pritjes Papnore, kur sillesh me nderim e emocion përpara vuajtjeve dhe tregimeve rrënqethse të At Zefit…mos harro
thuaji vetes që po gënjen…teatri jot i vetëm sot luhet me Gramozin dhe Xhafën, ato të venë ato të heqin…pjesa tjetër është show”, tha Doda.