Kryeministri Rama: PS feston sot 35- vjetorin në Tiranë, Rama përcjell pankarta të protestës: Kreative, vijojmë investimet në rrugë kyçe

Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale një nga pankartat e protestuesve për Zvërnecin.

“Rama, t’raftë zilja në pikë të zhegut”, thuhet me humor në pankartën që përcolli Kryeministri.

NOA

Dje ishte dita e dymbëdhjetë e protestës kundër investimit të planifikuar në Zvërnec në Vlorë ndërsa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, të klasës politike, mbrojtjen e natyrës, anulimin e projektit në Zvërnec dhe pika të tjera të artikuluara gjatë fjalimeve në shesh.

“Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve”, shkroi Rama krahas disa memeve nga protesta disa ditë më parë.

Rama feston 35- vjetorin e PS pak metra larg protestës në Tiranë

Partia Socialiste pritet të festojë 35-vjetorin e themelimit të saj më 12 qershor në Sheshin Italia në Tiranë.Organizimi është planifikuar të nisë në orën 17:30, ndërsa anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Socialiste janë njoftuar të jenë të pranishëm në këtë orar.Kujtojmë që në Tiranë prej ditësh protestohet kundër Qeverisë.Protestë që pritet të zgjasë edhe për shumë ditë.Ndaj dhe pritet se si do të shkojë situata më 12 qershor, pasi pak më poshtë ku do mbahet festa e PS, protestuesit mblidhen kundër Edi Ramës.

Rama: Rruga Berat-Ballaban drejt përfundimit

Gjithashtu kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë segment, të cilat do të do të mbyllin Lotin 3 dhe të gjithë projektin e këtij aksi strategjik.

“Me një gjatësi prej 60 kilometrash, kjo rrugë po afron gjithnjë e më shumë Beratin dhe Gjirokastrën, dy qytete me vlera të jashtëzakonshme historike e kulturore, të mbrojtura nga UNESCO”, tha Rama.

Kjo rrugë nuk është thjesht një projekt infrastrukturor, por një nyjë lidhëse e rëndësishme që forcon rrjetin e turizmit kulturor në jug të vendit. Ajo shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga jugu drejt Beratit, duke sjellë më afër vizitorët vendas dhe të huaj që lëvizin përmes akseve Përmet-Tepelenë dhe më gjerë.

Me përfundimin e saj, turizmi kulturor dhe historik merr një hov të ri. Berati bëhet më lehtësisht i aksesueshëm për ata që zbresin nga Gjirokastra apo vijnë nga Greqia, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, zhvillimin e agroturizmit dhe gjallërimin ekonomik të zonave rurale.