Presidenti Meta letër drejtorit të burgjeve: Rrisni sigurinë

446
Sigal

Lajmet se në disa burgje të vendit kanë plasur revoltat ka bërë që të reagojë edhe kreu i Shtetit Ilir Meta. Presidenti i ka kërkuar informacion drejtorit të përgjithshëm të burgjeve informacion lidhur me sigurinë në to.

Kreu i shtetit ka marrë informacione se në disa burgje të vendit rrezikohet shpërthimi i tyre dhe dalja në liri i personave me precedentë penalë.

Sipas të njëjtave burime, në letrën e tij, Meta kërkon vlerësimin e situatës duke parë gjendjen e tensionuar në vend.

Ai i kërkon drejtorit të përgjithshëm të burgjeve marrjen e të gjitha masave për parandalimin e çdo situate që mund të rrezikonte sigurinë në vend.