Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh që, sipas tij, i është dërguar nga një “qytetar digjital”, ku bëhet një krahasim mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe Emma Coronel Aispuro, bashkëshortes së ish-kreut të kartelit Sinaloa, Joaquín “El Chapo” Guzmán.
Në postimin e tij, Berisha fton ndjekësit të lexojnë krahasimin, i cili përmban akuza dhe opinione të autorit të mesazhit.
Postimi i plotë
“Një krahasim i gjetur! Ju lutem lexoni krahasimin e qytetarit digjital!
Lubia si bashkëshortja e El Chapos!
Tjetra Doktor,
E pamundur të mos vësh re harmoninë pamore midis Lubis Shqiperise dhe Emma Coronel Aispuro, bashkërshortja e ish-kreut të kartelit Sinaloa, El Chapo. Te dyja të sponsorizuara e të kuruara nga miliardat e krimit. Kanë një dallim, Emma i shërbeu krimit si një vajzë e cila u josh në moshë të re nga drejtuesi i kartelit, ndersa Lubia si Zv. Kryeministre e një shteti evropian, anëtar në NATO”, ka shkruar në rrjete sociale kryedemokrati.





















