Zhupa: Qeveria betonizon zonat e mbrojtura dhe faturon qytetarët, 5-fish rritja e tarifave

Kryetarja e komisionit parlamentar për kulturën, turizmin dhe diasporën, Ina Zhupa, ka kundërshtuar rritjen e propozuar të tarifave për aksesin në zonat e mbrojtura, duke e cilësuar atë si një tjetër barrë për qytetarët dhe turistet.

Zhupa thekson se : Zonat e mbrojtura që do mbijetojnë betonizimin, ministria e mjedisit propozon të rrisë tarifat për aksesin e qytetarëve  në disa raste me 4-5 herë. Hyrja në parqe nga 50 lekë shkon në 200 lekë. Kampingu deri në 3 persona nga 150 në 700 lekë, ndërsa çadrat mbi 4 persona nga 300 në 1,000 lekë. Edhe rulota shkon nga 500 në 1,500-2,500 lekë në ditë. Por ka disa pyetje të thjeshta kur merren këto vendime:

Sigal

Çfarë shërbimi të ri po merr vizitori që duhet të paguajë katër apo pesë herë më shumë?
A janë shtuar shtigjet?A janë përmirësuar sinjalistika dhe qendrat e vizitorëve?A ka më shumë roje dhe mirëmbajtje?A janë investuar më shumë para për pastrimin, biodiversitetin dhe mbrojtjen e territorit?Sepse qartësisht nuk ka asnjë përmirësim, pse qytetari duhet të paguajë më shumë?

Nga ana tjetër në vend që të vendosin tarifa arbitrare, të sqarojnë pse komunitetet lokal duhet tëpaguajnë për të hyrë në pasurinë natyrore të territorit ku jeton? Sepse ka edhe një parim që kjo qeveri e ka harruar, pikërisht atë që komuniteti lokal nuk duhet të trajtohet si turist në territorin e vet.