Kryemadhi: Protestat nuk do të ndalojnë në asnjë moment. Rama nuk shpëton dot nga përfshirja e tij në trafikun e drogës

616
Prononcimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi 
Si ju duk kjo seancë parlamentare? Normale?
Besoj që shfaqja që sapo patë tregoi edhe njëherë frikën që mazhoranca ka për situatën që gjendet në Shqipëri. Ministrja e Drejtësisë që iku me vrap, kur në fakt veprimi më qytetar që mund të bënte ishte dorëheqja, por veprimi ligjor që duhet bërë ajo duhet arrestuar për shkelje të ligjit. Frika që kanë, dhe largimi i të vetmes provë që kanë kundër Sajmir Tahirit, e largojnë Seitajn. Ajo që dua të them është se kjo është vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit dhe krimit ku ata janë përfshirë. Turp më të madh nuk kishte përderisa ata kishin frikë nga fjala e z.Spaho, që quhet edhe si personazhi edhe më i qetë i gjithë opozitës. Të kesh frikë edhe nga një fjalë, imagjino se sa frikëra të tjera e përmbledhin shpirtin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij të kukullave. Sot nuk kisha ndonjë suprizë. E prisja dhe pres akoma dhe gjëra të tjera shumë më të rënda për shkak të kësaj situate të cilën ai e ka futur Shqipërinë dhe nuk ka më kthim mbrapa. Sado që të mundohet të largojë vëmendjen me historira nga më të ndryshmet apo dhe për të ringjallur, histerinë popullore apo për skena si regjizor apo si artist që mundohet ti krijojë nuk do ta shpëtojnë dot. Nga përfshirja e tij në trafikun e drogës, nuk do ta shpëtojnë dot nga përfshirja në strukturat kriminale dhe në krimin e organizuar. Dhe nuk do ta shpëtojnë dot nga përgjegjësia më e madhe që ka si kryeministër, i cili jo vetëm e shkatërroi Shqipërinë, por dhunoi dhe e shpërbëri atë. Dhe nuk do të shpëtojë dot nga mallkimi i 465 mijë shqiptarëve, të cilët kanë lënë vendin e tyre dhe janë larguar nga Shqipëria sepse nuk kanë asnjë shpresë. 

Do ti riktheheni protestave znj. Kryemadhi?
Sigurisht. Protestat nuk do të ndalojnë në asnjë moment, nuk janë thjesht thirrja e qytetarëve në bulevard, janë nga më të ndryshmet. Keni protestat te minatorët, naftëtarët, te banorët e Fierit që janë kundër incineratorit. Keni protesta te gjimnazistët, te studentët që janë për tarifa më të ulëta. Keni protesta te deputetët e kudo.Edhe te ata qytetarë të cilët quhen shtresa e mesme, por që Edi Rama i shkriu dhe i shkatërroi me taksat e larta. Mos u çudisni, çdo ditë e më shumë urrejtja dhe mallkimet ndaj tij po shtohen, për shkak të asaj pasigurie që ka krijuar në Shqipëri.Sot i kisha këpucët me takë të rëndë, mos u shqetësoni, çizmja është simboli, unë mendoj që çizmja më e rëndë që është çizmja e krimit të organizuar, e cila i ka rënë në kokë shqiptarëve, tashmë do të kthehet në çizme të çdo shqiptari që i bie në kokë Edi Ramës.

Kur mund të presim një rikthim normal të seancave parlamentare?
Do të jetë në momentin që parlamenti do t’i kthehet Kushtetutës. Mos harroni që data 18 dhjetor ka shënuar shkeljen e Kushtetutës, nxjerrjen nga shtrati Kushtetues të parlamentit shqiptar. Ka shënuar një dhunim të të gjithë jetës politike shqiptare, e cila tregoi që Rilindja nuk përfaqëson gjë tjetër vetëm një grusht kriminelësh të cilët janë sot të plotfuqishmit në Shqipëri. 
Sigal