Viktimës iu pre rruga kur po kthehej në shtëpi – Detaje nga vrasja në Laç, identifikohet autori i dyshuar i ngjarjes, qëlloi me 7 plumba drejt viktimës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika.

NOA

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai është shtetasi Emiljan Suti, i cili është shpallur menjëherë në kërkim.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima është ndjekur hap pas hapi. Ilir Lika sapo kishte parkuar automjetin e tij dhe kishte zbritur për t’u drejtuar drejt banesës, kur është përballur me autorin që po e priste.

Viktima ka marrë të paktën 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, të cilët i shkaktuan plagë të rënda dhe fatale.

 

 

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka ngritur disa pista për zbardhjen e motiveve të krimit, por ajo kryesorja ku po përqendrohen lidhet me konflikte të vjetra që viktima dyshohet se ka pasur jashtë shtetit.