Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Bir, mos u bëj i dhunshëm

E di,
po të mos ishe në atë punë,
do kishe ikur me shokët larg nga unë.

Por mos u bëj i dhunshëm.
Nëna të dha dashurinë
mos e flak atë në trotuaret
e bulevardeve, ta shkeli gjithkush

Sigal

Mos u bëj i dhunshëm.
Prind po të ishe,
do të mendoje si unë.
Ata janë shokët e tu,
që mbase ende nuk kanë një punë.

Bir i nënës,
nuk dua asnjërin të gërvishtur,
as të fyer në dhunë
Zemra më trishtohet.
E di, je në punë,
por mos u bëj i dhunshëm.

Përballë teje
janë djem nënash,
janë shokët e tu.