Flakët përfshijnë katin e pestë të një pallati në Sarandë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati në qendër të Sarandës.

Banesa ku ka rënë zjarri përdorej si lakanderi ,pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në kohë rekord duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe duke penguar përhapjen e zjarrit në hyrjet e tjera të pallatit pesëkatësh.

Sigal

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu përshkallëzimin e situatës.