Kur drejtësia të refuzon për një derë, mos u mërzit… mund të të hapet porta kryesore. Kjo është ajo çfarë bëri KLGJ me ish vettingasit që u katapultuan si gjyqtarë në Apel për të mbuluar batërinë me shkarkimet nepotike të gjyqtarëve të vulosur nga pazare dhe interesa klienteliste kur mbanin postet në KPA.

KLGJ si qeveri më vete nuk pyeti për polemikat dhe transparencën në rastin e Ina Ramës dhe Sokol Çomos, ndërkohë që tani hedh ‘shashkën’ e radhës , ku parakodsialisht sjellë shfaqje meritokracie duke rrëzuar kërkesën e ish anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilët kërkuan të emëroheshin gjyqtarë Apeli pas përfundimit të mandatit të tyre si shkalla e parë e vettingut. Këto zhvillime tregojnë nevojën për më shumë transparencë dhe standarde të qarta në çdo vendimmarrje.
Së bashku me Pamela Qirkon, KLGJ rrëzoi edhe kërkesat e 9 kolegëve të saj të tjerë nga KPK (Suela Zhegu, Firdes Shuli, Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia), duke mbyllur për momentin rrugën e kalimit të tyre të drejtpërdrejtë në trupat gjykuese të Apelit.
Gjatë së njëjtës mbledhje, KLGJ trajtoi edhe një sërë çështjesh të tjera, përfshirë vlerësime etike dhe profesionale të gjyqtarëve, procedime disiplinore, si dhe vendime mbi delegime dhe ricaktime në sistemin gjyqësor.