Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, reagon kryeministri Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm

93
Sigal

Kryeministri Edi Rama është shprehur i tronditur nga lajmi i atentatit me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Rama e quan homologun e tij si një mik të dashur, ndërsa i uron atij shërim sa më të shpejtë.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i makthshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë.  Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm.”, shkruan Rama.