Ilir Meta: Në Prokuroinë e Tiranës shkova me dëshirë, institucioni ishte katandisur

24
Sigal

I ftuar në një emision Meta ka folur për paraqitjen e tij në Prokurorinë e Tiranës në datë 14 maj, duke thënë se ka qenë atje me dëshirë.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se ishte hera e parë që shkonte në Prokurorinë e Tiranës, duke shtuar se ka bërë mirë pasi ka parë gjendjen në të cilën sipas tij është katandisur institucioni.

“Ishte hera e parë që shkova në Prokurorinë Tiranës dhe bëra mirë që shkova, për të kuptuar gjendjen shumë të rëndë se si e ka katandisur Ramaforma Prokurorinë e Tiranës dhe të gjitha Prokuroritë e tjera sepse vura re se në një dhomë as 3 me 3 punonin 3 veta, ku ndërkohë që dhoma ishte zënë me dosje ku me shumë siguri nuk kishin ku të magazinoheshin apo arkivoheshin. Një Prokurori e palyer, që nuk kishte lidhje me një institucion shtetëror, aq më pak në një instutucion drejtësie. Për të mos folur edhe për probleme të tjera dhe ky është thelbi i Ramaformës pasi kujdesi i tij ka qenë vetëm për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë dhe për të kapur nën kontroll sistemin në drejtësi dhe për të favorizuar disa prokurorë për t’i përdorur për qëllime politike”, tha Ilir Meta.