Klosi: Asambleja Parlamentare e OSBE-së miraton propozimin e Shqipërisë,sesioni i Vjeshtës 2027 do mbahet në Tiranë

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi informoi se Asambleja Parlamentare e OSBE-së miratoi propozimin e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë për organizimin e sesionit të vjeshtës 2027 në Tiranë me angazhimin e të gjitha vendeve anëtare të OSBE-së.

Klosi tha se “kjo arritje e rëndësishme për diplomacinë parlamentare shqiptare përveçse thekson rolin e saj aktiv dhe ofron një mundësi për diskutime mbi demokracinë, sigurinë, bashkëpunimin është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar mikpritjen, vlerat dhe potencialin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”.

NOA

“Ky vendim është një vlerësim besimi ndaj rolit aktiv të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe një dëshmi e angazhimit për forcimin e dialogut parlamentar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Klosi.