Policia e Fierit ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i zjarrit masiv që përfshiu fshatin Drizë dhe disa fshatra përreth, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikuar banesat e dhjetëra banorëve.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N. J., banues në Drizë. Nga hetimet rezulton se më 5 korrik 2026 ai kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të babait të tij për të djegur disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe.
Për shkak të rrezikut nga zjarri, Policia evakuoi 12 familje, banesat e të cilave u kërcënuan nga përhapja e flakëve.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, shërbimeve zjarrfikëse, grupeve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) – Njësia Fier, si dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua pa shkaktuar humbje në jetë.




















