Dr. Ina Zhupa: Me numrin më të lartë të të punësuarve në administratë, PS zgjedh që asetet kombëtare ti menaxhojë privati

176
Sigal

Flasim për administraten publike, por në fakt mendoj që nuk duhet të harxhojmë kohë pasi çdo qytetar e di se si administrata publike në shqipëri është kthyer në vendin e punësimit të militantëve, të patronazhistëve! Mjafton të shikoni shifrat e INSTAT për ta kuptuar se si kthehet në një tullumbace të madhe elektorale “siç i hedh majan brumit për tu fryrë “, Ju i hidhni “ kockën zgjedhore në administratën publike” dhe fryhet administrata publike. Ështe bërë një rritje me: nga 171.000 në 183.000 në vitin 2021 pra nga viti 2018 me 6.2% rritet punësimi në administraten publike vetem sepse viti 2021 ishte vit elektoral dhe ju interesonte të shtonit njerëz të punësuar me kontrata të përkohshme në shtet për të garantuar blerjen e votës në një mënyrë formale. Ndërkohë që sektori privat që duhet të jetë kryesori, ai që duhet të ketë rritjen më të madhe, aty ku duhet të jenë punësimet më të mëdhaja u rrit po në të njejtën periudhë me vetëm 2.4% për të kuptuar se si e keni shëndrruar administratën publike. Dhe pavarësisht se keni një administratë publike me 183.000 punonjës me gjithë kapacitetet për të bërë më të mirën po them për ekonominë për çdo fushë tjetër Ju keni zgjedh që asetet kombëtare, që trashëgiminë kulturore ta menaxhoni nga privati. Dua të përfitoj nga ky rast për të sjellë në vëmendje rrëzimin dhe mosdekretimin nga Presidenti, kthimin në Parlament të ligjit të koncensionit Butrintit. Është e rëndësishme të kuptoni të keni një shans të dhënë nga Presidenti i Republikës për mos të bërë shkelje kushtetutës, për mos të shkelur ligjin, për të arritur ta ktheni atë turp që bëtë duke votuar një marrëveshje që jep me koncension Butrintin ta ktheni në favorin tuaj dhe të bashkohemi për të ngritur një komision të posacem “për menaxhimin e Butrintit” dhe të gjejmë formën më të mirë që garanton administrimin e kësaj pasurie botërore. Ajo që keni bërë me koncensionin e Butrintit nuk është gjë tjeter vetëm shkelje, shkelje, shkelje të ligjeve , të kushtetutës të rregullave të këtij vendi. Që nga shpallja partner strategjik nga një organ i cili nuk ka asnjë kompetencë për të shpallur partner strategjik si Këshilli Kombëtar i Pasurive Kulturore dhe ka shpallur partner strategjik duke mos e pasur në kompetencat e veta ligjore mundësinë për të shpallur partner strategjik. Që këtu bie e gjithë ngrehina sepse supozohet që ti të japësh një koncension të tillë, duhet të kesh një partner strategjik sic e kërkon ligji.  Ndërkohë që ju kemi thënë që është në shkelje të kushtetutës sepse kushtetuta thotë që marrëveshjet ndërkombëtare janë hierarki më lart se cdo akt tjetër ligjor dhe keni shkelur konventen e Parisit që thotë që duhet të jetë shteti garant për mbrojtjen e pasurisë kulturore dhe për ruajtjen e saj për brezat e ardhshëm. Pavarësisht se në cdo komision jua dhashë me fakte dhe prova, Ju nuk u tërhoqët nga projekti juaj, nuk ndryshuat asnjë germë asaj kontrate koncensionare ku i hiqnit cdo të drejtë shtetit, cdo të drejtë organeve shtetërore për të monitoruar dhe për të kontrolluar, audituar sic ishte KLSH. Ju e latë të pa ndryshuar, e latë ashtu sic ishte pavarësisht gjithë diskutimeve dhe pavarësisht fakteve që ju erdhen përballë me prova sesi po shkelnit ligjet e vendi dhe kushtetuten e vendit. Nëqoftëse do të vazhdonit me të njejtën kokëfortësi sepse keni 71 vota të marrë edhe nga kjo administratë publike që e përdoret për fushatë, atëherë do të jeni të detyruar që kjo marrëveshje të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese dhe do të jetë edhe më keq për atë që Ju përfaqësoni por edhe për procesin sepse do të zgjasë një proces i cili në fund do të ju tregoj ashtu sic jeni: shkeles të kushtetutës. Reflektoni, të bëjmë një punë të përbashkët për hir të pasurisë tonë kombëtare, të historisë dhe identitetit shqiptarë dhe të arrijmë në një produkt që i shërben trashëgimisë kulturore. Unë kam depozituar nismën ligjore për ndryshimin e “Ligjit për trashëgimitë kulturore” jo për të hequr mundësine privatëve që të jenë donator, përkundrazi të jenë dhe të jenë të shumtë por për ti dhënë gjithë mundësinë shtetit që të jetë kontrollues dhe faktor kryesor në administrimin e pasurisë kulturore. Jo si në rastin e tanishëm ku kemi vetëm një përfaqësues ministren e kulturës si funksion dhe 4 persona privat të cilët janë aty dhe nuk përfaqësojnë asgje në lidhje me shtetin shqiptarë.  Së fundmi sigurisht i keni arsyet shterruese edhe nga relacioni i Presidentit të Republikës nga arsyet e kthimit të dekretit.   Do doja të përfitoja nga këto sekonda për ta lidhur me ceshtjen e “Syrit të Kalter” iku ministrja Kumbaro. Në mediat greke, jo gazetarë por kryetari i Bashkisë së Korfuzit është shprehur se është në diskutime për një projekt për të marrë ujin e burimit të Syrit të Kaltërt dhe për tu furnizuar Korfuzin. Ju e keni kaluar duke thënë që kjo gjë nuk është e vertetë. Unë dua që t`ju besoj por rastet na kanë treguar që fjalët tuaja janë të pa besueshme sepse të tjera thoni dhe të tjera bëni!   Shpresoj që mos të jetë edhe ky një rast por që ti përmbaheni asaj deklarate publike ku “Syri i Kaltër” të ruhet monument natyror dhe si park natyror.