Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, 32 vjeç ka humbur jetën teksa ndodhej në terren pas stuhisë që përfshiu zonën.Raportohet se pas motit të keq dhe dëmtimeve të shkaktuara në rrjetin elektrik, ekipet e OSHEE-së kanë dalë në terren për të ndërhyrë dhe rikthyer furnizimin me energji elektrike.Gjatë ndërhyrjes teknike 32-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë e goditjes, ka humbur jetën.
Ky është rasti i pestë i raportuar gjatë vitit 2026 ku një punonjës i sektorit të rrjetit elektrik humb jetën gjatë punës. Dhe kur vdekjet përsëriten me të njëjtën skemë, në shtyllë, në linjë, në terren, atëherë nuk flitet më thjesht për aksident por për nji sistem sigurie që nuk po mbron njerëzit e vet.Katër ditë më parë një punonjës i bashkisë humbi jetën teksa po vendoste shtyllat e ndriçimit përgjatë rrugës, në Tropojë, pasi dyshohet se ra në kontakt me korrentin.
Tre punonjës të tjerë mbetën të plagosur.Për ngjarjen policia ka ndaluar dy zyrtarë të institucionit, të dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.Bëhet fjalë për Ndriçim Gjocaj, 36 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit, si dhe Gëzim Hasanpapaj, 60 vjeç, drejtues teknik i punimeve. Të dy, banues në Bajram Curri, dyshohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Në shkurt, në fshatin Rrilë të Lezhës, humbi jetën 27-vjeçari Mark Prenga, elektricist i OSHEE-së, pasi ra në kontakt me rrymën gjatë riparimit të një defekti në shtyllë. Pas ngjarjes u proceduan katër punonjës të tjerë të OSHEE-së për shkelje të rregullave të sigurisë teknike.Më 22 korrik, në Himarë, humbi jetën Bashkim Boçi, 55 vjeç, punonjës i OSHEE-së prej vitesh. Ai po punonte për rikthimin e energjisë pas stuhisë, kur dyshohet se iu shkëput rripi i sigurisë dhe ra nga një shtyllë rreth 9 metra e lartë.
Ndërsa më 11 shtator, në Marglliç të Patosit, humbi jetën E.D, 46 vjeç, nga Elbasani, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar.Megjithatë, katër ngjarjet kanë një element të përbashkët: punonjës që dalin në terren për të ndërhyrë në rrjet dhe që nuk kthehen më në shtëpi.Kur të njëjtat skena përsëriten brenda pak muajsh, pyetja nuk mund të jetë vetëm se si ndodhi aksidenti. Pyetja është nëse janë zbatuar në çdo rast të gjitha masat që duhet të parandalonin një fatalitet.A ishte ndërprerë energjia në linjën ku po punohej?





















