Berati solidarizohet me kombin italian

345
Sigal

Teksa Italia është bërë plagë e pandemisë së Covid-19, solidariteti nuk ka munguar. Qytetarët e Beratit kanë bërë një gjest sa solidarizues aq edhe të bukur për vendin tonë fqinj Italinë për ditët e vështira që po kalon si pasojë e COVID-19. Në qendër të qyteti të Beratit pranë lagjes ‘Mangalem’ është vendosur një zemër e cila është veshur me ngjyrat e flamurit italian. Vendi ynë sot ka bërë një muaj që kur u raportua rasti i parë i prekur me COVID-19, më datë 9 mars. Deri më tani raportohen 400 persona të infektuar, 154 të shëruar dhe 22 viktima.