Rama mesazh shqiptarëve: Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin!

367
Sigal

Kryeministri Edi Rama vjen sërish me nje mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë, të cilët këto ditē po i kalojnë tē izoluar nē banesa per shkak tē kërcënimit nga armiku i padukshëm COVID-19.

Edhe këtë mëngjes kreu i qeverisë ka zgjedhur një thënie të shenjtë nga Kurani.

Deri tani në vendin tonë regjistrohen 400 te prekur e 22 të vdekur.

Mesazhi i Ramës

Fjalë të shenjta!

“Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin”, citohet në thënien e Kuranit që ka zgjedhur Rama të publikojë.