Bardhyl Berberi: Atdhe , nuk të dua kështu siç je !

240
Sigal

Para pak ditësh takova në Vjenë një psiko analist  të famshëm autriak .Ai ishte ndër studiuesit kryesore të teorisë së  Erim From. Një nga psiko- analistët më të mëdhenjë që është marrë me  tjetërsimin . Ai i ka bërë autopsinë këtij fenomeni degradues  të njeriut  të quajtur bashkohor ..Ne, sot nuk e dimë se si e kemi atdheun tone të tjetersuar…Vështirë është të jetohet në një vend ku problem nuk qëndron tek pesha por tek peshorja . Ajo mat vlerat e njerëzve , herë si peshore e prishur dhe herë e kurdisur në markën “ Made in Albania “. Ajo asnjëherë nuk ju shërben njerëzve me dinjitet që kanë vlera intelektuale, por servilëve dhe lajkaxhinjëve që diplomë e titull akademik kanë një tesër partie me anën e se  ngjitin shkallët e pamerituara të karrierës dhe të korrupsionit  dhe e tjetërsojmë  Atdheun , shoqërinë dhe vetë njeriun. Ne nuk jemi më  anës lumenjve, por shumë larg. Lumenjtë i kemi bërë HEC-e nga tërë anët, edhe disa lumenj po i thajmë,q ë nga Valbona në Mokër e Gorë  madje edhe fushat e gjëra me lule e me lisa të lartë nuk i shohim më në atdheun tone Ato janë tjetersuar , fushat kanë mbetur djerr dhe pyjet janë prerë madje u dogjën  nga flakë masive . Thonë që I venë njerzit madje ka dhe shumë të arrestuar. Dikush kërkon të haje  kullota dhe dikush tjetër në bregdet të ngrejë hotele mbi shkrumbin e zjarrit…

Kemi një opozitë është kthyer në një shoqatë me krye kryetarin e saj që nuk mendon t`a sjelli opozitën në pushtet por mbledh kockat që i hedhin pushtetarët  duke i lëpirë ato gjithë shije  ndonjë tender që marrin të afërmit e kryetarit

Ku janë djemtë e Shqipërisë që i vinin gjoksin punës në vendin e tyre  janë tjetërsuar . Ata shkojnë dhe ruajnë tufat e dhive e deleve  në Greqi dhe dhia e famshme, Caporja e Mokrës nuk ka ngelur as për mostër, të gjitha malet me lisa janë duke u prerë.Gjithcka e tjetërsuar  nuk këndojnë më bilbilat dhe zogjtë, por vetëm kukuvajkat në orët e vona të mbrëmjes. Nuk blegërojnë qengjat më dhe zëri i bilbilit nuk jehon nëpër livadhe dhe lugjet e verdha, por qyqja ja ka filluar të vajtojë… Korbat krrokatin nëpër degët e trungjeve me rrënjët e kalbura në dhe hanë mbeturinat e ndonjë bagëtie që kanë shqyer ujqit apo që e ka përpirë flaka në pyje .

Vaji i Bilbilit me mall mundohet të na kujtojë, se jemi në Atdheun e tjetërsuar si mos më keq… Ku janë ato kroje të argjendta, ku janë 2 liqenet e mrekullueshëm të Lukovës në Mokër, në afërsi të Bishnicës,  Mjalti i famshëm i Mokrës me nektar lulesh erëmira është transformuar  nga përzieria  me aromën e hashashit ku bletët kullosin jo mbi lule por mbi hashash. Janë tjetersuar  qindra e mijëra  shtëpi me dryn  dhe oxhaqe që nuk lëshojnë tym. Shkollat janë mbyllur  sepse nuk ka fëmijë, rrallë sheh ndonjë të moshuar nëpër pragje portash, duke tymosur duhan… tjetersimi ka zgjatur trishtimi si hije të stërzgjatura që mbulojnë atë mjedis të zymtë, me shtëpi të ndërtuara me gurë dhe të mbuluara me rrasa guri qëndrojnë si shkëmbinj të latuar nga erërat e forta në Mokër. Në këto 30 vjet  këta politikanë hajdutë të majtë e të djathtë , këto mostra të shekullit , na e morën në qafë Atdheun, duke na tjetersuar për keq na e mbytur shpresën, ditë pas dite zgjaten hijet dhe trishtimi mbi nurin e Atdheut.

Në këto 30 vjet  këta politikanë hajdutë të majtë e të djathtë , këto mostra të shekullit , na e morën në qafë Atdheun, duke na tjetërsuar për keq na e mbytur shpresën,

Një kontradiktë e thellë tjetersimi midis një administrate të paaftë dhe mediokre dhe një niveli të lartë të intelektualëve shqiptarë, të cilët përpëliten që të sjellin diçka progresive atdheut, por nuk i lenë mediokrit që kanë zënë kolltuqet me tesrat e partive dhe partickave të vogla që e kanë mbushur administratën me debila . Mëndjet e vogla kanë zënë kolltuqet e mbëdhaja … A do të  ketë një ditë një tjetërsim që burra të ndershëm që ta drejtojnë Atdheun,. Ne presim që të dalë tymi nga Oxhaqet, e dasmat të fillojnë me zërin e Gajdes e Lahutës dhe shkollat të rimbushen me fëmijë. Por kur do të vijë ky tjetersim  që korruptuarit mos shesin hekurin e Mokrës drejt furrnaltave të Kavardacit në Maqedoni. Një fjalë e urtë në Mokër thuhet “Debrova e bën Romën, ndërsa Roma nuk e bën dot Debrovën…”. Këtë thesar të rezervave shtetërore për “rast lufte”, që ruheshin që në kohën e diktaturës në vitet ’50, ky hekuri i cilësisë së lartë ndodhet nëpër kodra të mëdha. Me hekur ngarkohen në kamionë dhe shkojnë drejt furnalatve të Maqedonisë në Kavardac. Me këtë hekur të cilësisë së lartë është tjetersuar në llogari  Bankare në xhepat e kontrabandistëve . Banorët e varfër të Mokrës janë kthyer në fshatra të varfëra që  gëlltitin urinë, pasi jetojnë mbi pasuri përrallore, ata janë mes skamjes, urisë dhe pasigurisë së jetës. Dhe kur ky tjetërsim është kaq i madh  këto shushunja  të pijnë gjakun… Le t`i lemë këta të tjetërsuar në vetminë e tyre , le  të fryhen me para, por paratë para nderit dhe dinjitetit nuk kanë asnjë vlerë…Nesër kur të vdesin edhe ata dhe  dy lopata me dhe kanë për të marrë  Por fatkeqësia më e madhe është kur Tjetërsohet opozita . Opozitë me faltore me llogje Kavaje qe duan te mbruajnë prapanicën e tyre . Ndërkohë që formalisht ka një kryetar opozite që duket si I varur në kremastar rrobash. Kemi një opozitë të tjetërsuar që një dreq e di se çfarë do të ndodhi. Po a ka opozitë ky vend ,sigurisht që nuk ka një opozitë kukull  edhe ajo   është tjetërsuar është kthyer në një shoqatë me krye kryetarin e saj që nuk mendon t`a sjelli opozitën në pushtet por mbledh kockat që I hedhin pushtetarët  duke i lëpirë ato gjithë shije  ndonjë tender që marrin të afërmit e kryetarit …Populli pret me veshët ngritur për ata që quhen peshq të mëdhenj . E tha një pëshkatar nga Pogradeci peshqit e mëdhenj nuk kapen dot me rrjeta të kalbura …. Ju kemi lënë zotin mbi kokë të hakmerret mbi këta shushunja thotë një  I moshuar. Hëna e plotë ,  vetëm ajo nuk është tjetersuar , ka dalë mbi vargmalet  dhe varet mbi pemët e larta dhe shndrit mbi  liqen duke na dhënë një    pamje të vagëlluar ….