Rama tha se në Gjermani prezantoi transformimin digjital të Shqipërisë, përfshirë modernizimin e shërbimeve publike dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në qeverisje. Gjatë vizitës ai zhvilloi edhe një takim me kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Wüst, me të cilin diskutoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kryeministri Edi Rama në shënimet e javës, komentoi edhe vizitën e tij në Bochum të Gjermanisë, ku mori pjesë në samitin ndërkombëtar të teknologjisë “Ruhr Summit”, ndërsa u ndal edhe te debati për investimin në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.
Rama tha se në Gjermani prezantoi transformimin digjital të Shqipërisë, përfshirë modernizimin e shërbimeve publike dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në qeverisje. Gjatë vizitës ai zhvilloi edhe një takim me kryeministrin e landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Wüst, me të cilin diskutoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Një tjetër moment për t’u shënuar nga java ishte vizita në Bochum të Gjermanisë, me ftesë të organizatorëve të samitit ndërkombëtar të teknologjisë “Ruhr Summit”, ku isha i ftuar për të prezantuar transformimet që kemi bërë në Shqipëri me digjitalizimin dhe mënyrën se si e kemi modernizuar dhe po e modernizojmë qeverisjen përmes digjitalizimit dhe, së fundmi, edhe përmes futjes në përdorim të Inteligjencës Artificiale.
Një tjetër moment në atë vizitë ishte takimi me kryeministrin e landit, Hendrik Wüst, një ndër figurat më të spikatura të CDU-së gjermane dhe një mik i interesuar për zhvillimet në Shqipëri, për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, me të cilin folëm qoftë për këtë aspekt, pra për mbështetjen e Gjermanisë në mbylljen e kapitujve të negociatave, qoftë edhe për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë përmes marrëdhënieve me rajonet”, tha Rama.
Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me vëmendje problemet reale të protestuesve
Kryeministri Edi Rama në shënimet e javës u ndal edhe tek protestat e zhvilluara në Tiranë kundër investimit në Zvërnec si dhe për problemet të tjera sociale.Kreu i qeverisë teksa foli për aktin normativ në buxhetin e vitit 2026, tha se qeveria po dëgjon me vëmendje shqetësimet e qytetarëve që protestojnë për probleme reale.
“Ky është një kryeshënim që nuk zuri shumë vend, sepse dihet se me çfarë po merret i gjithë sistemi i komunikimit dhe informacionit në Shqipëri. Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: “ujin e rrjedhshëm” të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe “koren e zezë” të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas berihajit, në fund të del përpara muri”, tha Rama.


















