Pamela Qirko, motra e ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pritet të emërohet Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Agjensisë së Sigurimit të Depozitave (ASD).
Këshilli Drejtues i ASD-së, sipas burimeve pritet ta miratojë këtë muaj emërimin e Pamela Qirkos në postin e zëvendësdrejtores së përgjithshme pas propozimit nga drejtuesja e re e instituçionit, Mina Kusta.
Pamela Qirko është juriste, dhe deri në vitin 2023 ka qenë anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe më pas kryetare e tij. Ky institucion, është institucioni kryesor i proçesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pasi kreu mandatin si kryetare e KPK, Qirko, kërkoi të emërohej gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, por gjykata nuk e miratoi kërkesën e saj, shkruan Monitor.
Ky emërimi vjen në një kohë kur motra e Qirkos, Belinda Balluku, vijon të hetohet për akuza që lidhen me korrupsion, abuzim me tenderët publikë, dhe favorizim në kontratat e infrastrukturës.
Kujtojm që Qirko nuk rezulton të ketë përvojë të mëparëshmë në sektorin e financave, dhe në fazën kur (ASD) po përgatitet për ndryshime të rëndësishme ligjore, emërimi i një drejtuese pa eksperiencë pritet të ngjallë diskutim.





















