U vra sot pranë piramidës, ky është 66-vjeçari Behar Seferi

289
Sigal

Ky është biznesmeni me origjinë nga Berati, Behar Seferi, i përfshirë disa vite më parë në trafikun e heroinës mes Turqisë dhe Shqipërisë, ku edhe u prangos si pjesë e këtij grupi. Behar Seferi (Sofia), kishte nën posedim katër emra, të cilët i ka përdorur që prej vitit 1998.

Por cilat janë dyshimet e fundit?

Viktima ishte nën hetim nga SPAK, (Prokuroria e Posaçme) për trafik heroine dhe pastrim parash. Ai ishte në vëzhgim nga prokuroria si pjesë e një grupi që trafikonte heroinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në orën 09:00 pranë ish-Piramidës në Tiranë.

66-vjeçari u gjet përtokë i plagosur dhe i mbuluar në gjak nga kalimtarët që njoftuan policinë dhe ambulancën.

Behar Seferi u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk ia doli. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.