A do njihet 30 qershori? OSBE anulon konferencën për zgjedhjet lokale, shkak problemet me rezultatet e KQZ-së

653
Sigal

Kishin parashikuar që të dilnin në orën 15:00 në një konferencë për shtyp në lidhje me vëzhgimet për zgjedhjet, por OSBE-OHDIR do të dalë në një komunikim më vonë. Mësohet se OSBE ka anuluar konferencën në mesditë dhe komunikimin me qytetarët do ta kenë në një kohë tjetër, e cila ende nuk është përcaktuar.

Shkak për këtë shtyrje sipas të njëjtave burime mësohet se janë incidentet e ndodhura së fundit, me rezultatet e votimit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë pritet të mbajnë konferencë për shtyp ku do të shprehen nëse i njohin apo jo zgjedhjet e 30 qershorit.

Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Pritet që Glover të japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar. Theksojmë se si vëzhgues të huaj dje kanë qenë 174 persona nga 33 vende të ndryshme.