“Ethet” e javës së derbit të kryeqytetit, Partizani dhe Tirana synojnë triumfin

60
Sigal

Java e 33-të e Superiores sjell një nga ndeshjet më të shumëpritura për futbollin shqiptar, derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani. Të dielën në orën 19 në “Air Albania” pritet dhe dueli i katërt i këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave që kanë një rivalitet historik mes njëra-tjetrës.

Gjatë këtij edicioni, Partizani ka fituar 2 ndeshje, ndërkohë që një përballje është mbyllur në barazim. Aktualisht “demat” ndodhen 5 pikë më lart se bardheblurë në renditje dhe kërkojnë që të arrijnë vendin e dytë në klasifikim, në mënyrë që të jenë të avantazhuar në gjysmëfinalen e “final4”.

NOA

Tirana në anën tjetër, duhet të mendojë dhe për ndeshjen e mesjavës me Kukësin, teksa i duhet të përmbysë disavantazhin e dy golave, ndërkohë në anën tjetër të  bëjë llogaritë dhe për takimin me rivalët e qytetit. Skuadra më e titulluar në vend ndodhet në vendin e katërt me 46 pikë, aq sa Dinamo, ndaj deri në fund do I duhet shumë punë për të arritur pjesëmarrjen në “final4”, e kjo sfidë mund të ketë një rëndësi të madhe.

Derbi i parë për trajnerin Erbim Fagu nën drejtimin e Tiranës, ndërkohë në anën tjetër Orges Shehi do vazhdimësinë pas fitores me Dinamon. Një ndeshje që padyshim vlen shumë për të dyja skuadrat, për vetë objektivat që kanë, por dhe për krenarinë, pasi në mes janë ngjyrat me të cilat do të vishet kryeqyteti!