Silva Caka: KQZ, kjo “cheerleader” e dështuar e Nënës Parti

432
Sigal

Nga: Silva Caka

Komisioni Socialist Qendror i Zgjedhjeve rreket të shpjegojë se pse ka mospërputhje mes pjesëmarrjes së deklaruar nga vetë ata në deklaratën e orës 22:00 dhe rezultateve të çuditshme që po dalin nga numërimi me urdhër partie, mirëpo Komisioni Socialist Qendror i Zgjedhjeve shkel ligjin me të dyja këmbët.

Neni 21 i Kodit Zgjedhor, në pikat 7 dhe 8 të tij, parashikon qartë se ndër të tjera, KQZ ka kompetencë të:

“7. Shpallë me vendim rezultatet e zgjedhjeve për çdo zonë zgjedhore, kandidatët fitues për zgjedhjet në Kuvend, kandidatët fitues për anëtarët e Këshillave për organet e qeverisjes vendore.

8. Shpallë me vendim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në shkallë vendi, në përputhje me këtë Kod.”

Pra, jo pa shkak, Kodi Zgjedhor, nuk parashikon që KQZ duhet të nxjerrë rezultate paraprake. Madje ligjbërësi duket se ia ka hequr këtë të drejtë KQZ-së me qëllim, pikërisht për të mos ndikuar në të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve, për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje.

KQZ shkeli rëndë ligjin kur dilte në konferenca për shtyp (ora 11:00, ora 16:00 dhe ora 22:00) dhe tregonte në shifra apo përqindje, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe kjo për një arsye të vetme: KQZ i dërgoi sinjal Nënës Parti dhe kandidatëve të saj, se pjesëmarrja ishte shumë e ulët dhe se ata duhet të merrnin masa të gjithëfarë llojshme, për të realizuar planin e Partisë.

Nëna Parti, Komisioni Socialist Qendror i Zgjedhjeve, kandidatët, numëruesit, vëzhguesit e tyre, më kot u lodhën me manipulime e me fryrje listash e pjesëmarrje;

Për çdo shqiptar sot është e qartë që 85% e qytetarëve nuk e duan Edi Ramën dhe regjimin e tij autokratik!