Biznesmeni Mohamed Alabbar, investitori i projektit të Marinës së Durrësit, ka pranuar dështimin me projektin miliarda euro në Shqipëri. Në një intervistë themeluesi i kompanisë “Emaar” është shprehur se “në Shqipëri ndërtova shumë shpejt” dhe se kjo, sipas tij, “ishte gabim”. Alabbar ndalet edhe te një tjetër projekt i tij në bregdetin e Malit të Zi, të cilin gjithashtu e cilëson si një gabim. Sipas tij, vendimmarrja u ndikua nga këshillat e një juristi indian, çka, sipas biznesmenit, rezultoi një zgjedhje e gabuar. Kujtojmë se projekti “Durrës Yacht & Marina”, i prezantuar si një nga investimet më të mëdha strategjike në Shqipëri, me një vlerë prej 3.2 miliardë eurosh është përballur me probleme serioze gjatë zbatimit. Dy nga godinat e ndërtuara në kantier në zonat e menaxhimit A02 dhe A04, të






















