Prof. Ilia Larti : 77 vjetori i Qëndresës së Postës Kufitare të Vidohovë-Devoll, ndaj provokacionit të monarko-fashistëve grekë,të 2 gushtit 1949

Sulmi grek ndaj territorit Shqiptar për gjatë kufirit jugëlindorishte shumë i befasishëm dhe i rreptë. Greku kishte si synim që me anën e provokacioneve e tij, të futeshin në tokën shqiptare.

Provokacionet greke në kufirin me Shqipërinë, arritën kulmin e tyre më datë 2 gusht 1949, kur forcat e tyre ushtarake organizuan dhe kryen sulmin e armatosur kundër rojeve kufitare shqiptare në sektorin e Devollit, duke shkelur kështu edhe integritetin territorial të RPSH-së. Në mëngjesin e 2 gushtit 1949, në orën 04.30, në fshatin Vidohovë-Devoll) zonën e Bozhigradit, filloi përgatitja me artileri e forcave ushtarake greke, të dislokuara përgjatë kufirit me Shqipërinë. Predhat ranë deri 300-400 m në thellësi të territorit shqiptar. Në orën 05.00, filloi sulmi i fanterisë greke, me 3 batalione të Br.51 F dhe Br. 52 F të D1 F të mbështetur nga një Regjiment Artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh gjuajtës të tipit “Spitfiter”, me bazë në aerodromin e Kastorias. Ata sulmuan kuotat 1309 dhe 1425 që ndodheshin 100 m. në thellësi të territorit shqiptar, në sektorin e postës kufitare, Vidohovë-Devoll.Sulmi i tyre u ndesh në mbrojtjen e rojeve të kufirit shqiptar, të cilat nuk ishin më shumë se një togë. Pra, kaq ishte efektivi i postës kufitare Vidohovë, i armatosur kryesisht me pushkë e automatik si dhe me 3 mitraloza të rëndë e 4 të lehtë. Lufta vazhdoi e ashpër për 7 orë rresht. Sidomos në kuotën 1309 nuk shihej tjetër gjë, veç tym e flakë. Por rojet e kufirit shqiptar nuk u zmbrapsën. Në kuotën 1309 (rajoni i piramidës kufitare I-55), një grup kufitarësh shqiptarë prej 3 vetash, me një mitraloz të rëndë, hapnin zjarr  mbi armiqtë që sulmonin, derisa një predhë artilerie e forcave greke, u ra në pozicionin e tyre, u nxori jashtë përdorimit mitralozin dhe plagosi dy prej tyre. Kapter ZylganiVidohova, efektiv i postës kufitare Vidohovë, vrau gjashtë ushtarë grekë dhe u mori atyre flamurin. Një grupi tjetër kufitarësh megjithëse ju mbaruan municionet e armëve ata vazhdonin përsëri të qëndronin e të luftonin në pozicionet e tyre, vetëm me bomba dore.

Sigal

2 gusht 1949 forcat ushtarake greke, sulmuan me forca më të mëdha. Aty nga dreka ato arritën të marrin kuotën 1309, nëpërmjet tre batalioneve të përforcuara me artileri dhe mjete të tjera dhe të mbështetura nga 15 aeroplanë “Spittire”, më datë 2.8.1949, ora 5.00, sulmuan në befasi e tradhtisht tonë shqiptare në sektorin e  vidohovës, piramidat 54-55, në një front (vijë kufitare lineare); 700-800 metra gjerësi. Mbas 7-8 orë luftimesh me forcat tona, forcat ushtarake greke arritën të hynin në thellësi rreth 300-400 metra në tokën tonë.Mirëpo nuk kaluan veçse disa orë dhe Forcat Kufitare Shqiptare të mbështetura edhe nga repartet e ushtrisë që mbërritën në këtë rajon në orët e mbas-ditës, pas një përgatitje me artileri, rreth orës 18.00, filluan kundërsulmin dhe i detyruan trupat ushtarake greke, të tërhiqen me dështim të plotë. Në këtë mënyrë afër mbrëmjes gjendja në kufi ishte normalizuar dhe agresorët ishin larguar përtej piramidave kufitare.

Në këtë situatë kaq të ndezur luftarake, për mbrojtjen e kufirit shtetëror shqiptar, dhanë jetën duke luftuar heroikisht 6 kufitarë dhe u plagosën 6 të tjerë:

1.Kapiten MemoNexhipi nga Dukaj i Tepelenës, 2.Aspirant Ferid Bregasi nga Vendresha e Skraparit, 3.ushtar TafilFerhati nga Marjani i Oparit, 4.ushtar Shyqyri Avdia nga Skrapari, 5.ushtar Ibrahim Fetahu nga Lushnja dhe 6. ushtar HasanRamadani nga Shijaku, ndërkohë u plagosën dhe gjashtë të tjerë.Sipas komunikatës së datës 3 gusht 1949, botuar në shtypin e ditës, trupat ushtarake greke atë ditë patën rreth 100 të vrarë e të plagosur, si robër të kapur