Prof. Dr. Elmaz Sherifi:”Reforma që rebelon edhe socialistët”!

 

Reformat administrative erritoriale kryhen nga qeveritë për të përmirësuar jetën e banorëve dhe për tia lehtësuar popullit plotësimin e shërbimeve publike dhe uljen e kostove familjare.

Sigal

Ato janë kryer që më 1913 nga qeveria e Ismail Qemalit kur hoqi sanxhaqet dhe krijoi prefekturat me këshillat e tyre, si organe të pushtetit legjislativ.

Zogu më 1931 ngarkoi Kryetarin e Këshillit të Lartë të shtetit Mehdi Frashërin për ta studiuar thellë si mund të bëhej një reformë adminiastrative e Shqiptarisë dhe ai e përgatiti studimin interesant me 9 prefektura të cilat emërtoheshin me emërat e lumenjëve të Shqiptarisë, Vjosës,Osumit, Drini, Matit, Drinitt etj.

Enver Hoxha bëri disa reforma por pa i pyetur banorët se çdo gjë e vendoste partia dhe populli i brohoriste.

Edi Rama e shkriu qeverisjen administrative më 2014 me premtimin e madh dhe pretendimin e radhës se ajo do ishte “mrekullia” që nuk e kishin parë shqiptarët që nga koha e Ismail Qemalit, si ka qejf të bëj krahasimet metaforike e butaforike, reformatori ynë, me të cilën e shpoulloi fshatin dhe qytezat.

Pas dhjetē vjetësh këta reformatorët e mēdhenj të PS që pretendojnë se po na çojnë në Europë ,nuk e njohin as emërtimin sipas Kartës Europiane që i emërton njësi të Vetqeverisjes vendore, që nënkupton, se vendimarrjen e kanë banorët, jo partia, prandaj në Europë gjen njësi të vetqeverisjes vendore edhe me 500 banorë.

Pika reformës !

Këto as janë, as duhet quajtur reforma dhe as duhen krahasuar edhe me reformat e Enverit

Këto janë politika me qëllim që shqiptarët ta braktisin Shqipërinë dhe Rama me të tijët të qeverisin sa më gjatë.Socalistëve në emër të të cilëve flitet çdo ditë po u shkon thika në palcë, prandaj po i djegin kartat e antarësisë, si paralajmërim, se ka edhe zgjidhje të tjera nese Rama vazhdon me kokën e tij të propagandoj në emër të tyre.                                   Boll më se u sos durimi o antinjerëzor !