Shtetasi grek në zemër të Aviacioni civil shqiptar/ Balluku i vari në qafë shtetasit të huaj mbikëqyrjen e transportit ajror

Një shtetas grek rezulton të mbajë detyrën e këshilltarit të drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që mbikëqyr një nga sektorët strategjikë të transportit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Miltiadis Kotzageridis, emri i të cilit figuron në strukturën e këtij institucioni, një struktur ku ish-zëvëndëskryeministrja, Belinda Balluku, ka pasur një rol të drejtpërdrejtë politik ndër vite.

Sigal

Prania e një shtetasi të huaj në një pozicion këshillimor pranë drejtimit të Autoritetit të Aviacionit Civil ka nxitur diskutime dhe pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes për funksione të tilla.

Autoriteti i Aviacionit Civil është përgjegjës për mbikëqyrjen e transportit ajror, operatorëve dhe aeroportëve në vend, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga institucioni lidhur me këtë, por kjo situalë ngre pikëpyetje.