Halim Kosova: Shëndeti i qytetit është shëndeti i qytetarit

445
“Aty ku ka nevojë për një park do e bëjmë, aty ku ka nevojë për një rrugë do ta bëjmë, të mbjellim pemë aty ku është e nevojshme të bjellim pemë. Do të mundësojmë reduktimin e trafikut I cili po na e prish ajrin çdo ditë e më shumë, duke ulur çmimin e taksive që qytetarët ta përdorin atë me një kosto shumë më të ulët dhe të mos marin makinat për nevojat Brenda qytetit.Unë jam i gatshëm tju them të gjitha idetë e mija për qytetin e Tiranës. Nuk i shpëton syrit tim asgjë që është në të mirën tuaj. Unë kam një stilt të veçantë. Unë pyes një qytetar kur me drejtohet me ndonjë pyetje: Çafarë do të bëje ti nëse do ishe kryetar i zonës ku ti banon? Kjo është një formë për të mësuar se çduhet të bëj për ju. Njeriu i duhur duhet të jetë në vendin e duhur. Për të kthyer në jetë shëndetin e kryeqyteti. Të bëjmë të funksionojë më mirë çdo gjë në Tiranë. Ndërmarrja e pastrimit funksionon por ata duhen kontrolluar se si e bëjnë punën. Mbikqyrja e punës së gjithsecili është një nga gjërat që unë do bëj.
Të gjithë bashkë të bëjmë gjënë e duhur për të ardhmen e qytetit tonë. Unë do të jem në krahun tuaj si një njeri që dje I ka dhembur shëndeti i pacientit e sot i dhemb shëndeti i qytetit”,- tha Kosova.
Ndërsa interesit të qytetarëve se çafrë do të bëjë ai për rritjen dhe futjen e një fryme për përdorimin nga ana e qytetarëve të transportit ekologjik, ecjes, biçikletës, Kosova ju përgjigj se për shkak të fushatës këto ditë ka udhëtuar shumë në këmbë. Ai gjithashtu ka vënë në dukje se rrugët e Tiranës janë në një gjendje shumë të keqë dhe se me ardhjen e tij në krye të bashkisë do të krijojë hapësira ku të ecet vetëm me biçikletë.
Sigal