Rama: Jemi në drejtimin e duhur/ Meta: Do kemi aleancë të fortë me 61 bashkitë e reja

421
Aleanca për Shqipërinë Evropiane e kryesuar nga PS-LSI, pjesë e së cilës janë bërë edhe PDIU e FRD, ka organizuar në Pallatin e Kongreseve një aktivitet ku do të prezantojnë 61 kandidatët e saj për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kryeministri Rama ndërsa vlerësoi një sërë arritjesh të bëra nga ana e qeverisë, theksoi se ende nuk është ajo që pretendohet, por puna e bërë deri tani tregon se janë në drejtimin duhur.
Edi Rama: Deri para 18 muajsh për tu bërë mësues duhet të paguaje, Kjo histori ka marrë fund,. Mësuesit janë klasifikuar sipas testit. Detyrimi për çdo vend të lirë do të merret i pari që ka më shumë pikë. Të marrim spitalet, pamjet në dyert e tyre para 18 muajsh me njerëz që vraponin për të blerë ilaçe se nuk kishte asnjë në spital. Sot ka ilaçe dhe është ulur me 30% çmimet e tyre. Nuk jemi ende në destinacion, por jemi në drejtimin e duhur. Vijojmë me aksidentet, që ishim me bilancin e luftës, apo rrugët që kishin 18 standarde të ndryshme. Vijojmë të përfundojmë rrugët e lëna rrugëve dhe po paguajmë edhe borxhet. Ajo çfarë kemi bërë në 18 muaj besimplotë se jemi në drejtimin e duhur. Në 8 vite 20.000 legalizime, 6 muaj na u deshën të sistemojmë dokumentacionet, në 1 vit dhamë 32.000 legalizime. Nuk e kemi zgjidhur ende këtë problem, Por a mjaftojnë këto 32.000 legalizime për të thënë se jemi në drejtimin duhur.
Ilir Meta: Do ketë më shumë instrumente për të garantuar më shumë shërbime dhe punësim. Do të kenë mbështetjen e mazhorancës. Ky nuk është kërcënim për të mos votuar PD, Por PD nuk ka kurajën për të qenë e sinqertë dhe deformon fjalët tona.Ata kërkojnë Bashkitë për politikë, për të bllokuar qeverinë . Me qëllim zhvillimin e betejës politike për zgjedhje e pas 20 viteve.SMS ynë për të ecur më shpejt në rrugën, jo vetëm të integrimit, por edhe të realizimit të qëllimit ton, besojmë se duke fituar bindshëm më 21 qershor, të gjitha energjitë tona i investojmë për projektin tonë të përbashkëta. PD nuk ka pse i kërkon baskitë për të bërë luftë politike me qeverinë. Ne bashkitë i kemi për t’u shërbyer qytetarëve 24 orë. Me të gjithë kandidatët tanë ne do të tregojmë se jemi aleanca për Shqipërinë Evropiane, aleanca e së sotmes, aleanca e së ardhmes. Do të kemi një aleancë të fortë me 61 bashkitë e reja. Jemi në rrugën e duhur, kemi kandidatët e duhur dhe filozofinë e duhur. Kjo është arsyeja pse kjo aleancë shtohet. 
Erion Veliaj: Kjo fushatë nuk është për të zgjidhur problemet e familjes së SHQUP, por për të zgjidhur problemet e familjeve shqiptare. Në familjet shqiptare pyetja është në cilën shkollë apo çerdhe do e çojmë fëmijën se nuk asnjë shkollë apo çerdhe të re. Më vjen mirë që është këtu ëshë Bamir Topi dhe Shpëtim Idrizi me mbështetësit e tyre. Nuk kam takuar asnjë fanatik që të thotë s’ka problem të rrojë saliu se unë do fle mbi plehra. Tirana është Tirana e 1 milionë mundësive, e ëndrrës sonë. Por unë nuk mund t’ia dal dot vetëm, kam nevojë për ju që të them se në Tiranë mund të lindë një Steve Job.
Sigal