Fatmir Vejsiu: A janë gjallë vallë?

Ndjehem shumë mirë kur ish ministra, zëvendësministra apo funksionarë të lartë të administratës shtetërore (të çdo lloj përkatësie partiake) janë aktivë, shprehin mendime pro apo kundër qeverisë apo partisë e cila i ka promovuar si të atillë, apo shtrojnë alternativa në dobi të sektorit ku kanë kontribuar për shumë vite (e majta ka disa, “e djathta” e udhëhequr nga ish komunistë, shumë pak)
Ndjem keq kur disa prej tyre nuk dihet nëse janë gjallë apo jo.
Kam parasysh disa, por njërin kam parasysh në këtë postim, me të cilin kam punuar jo pak vite (unë vartës i tij, natyrisht, por që ai nuk bënte asnjë mbledhje pa qenë unë present)
E kam parë nja dy herë në kafe duke ligjiruar si një ish në pozicione deri ministër dhe me pretendimin për president (një meritë e veçantë e tij paskish qenë shkrimtar I talentuar me vetëm një libër)
Po mirë mër “burrë m…i”, vetull hequr, si nuk dhe një herë një mendim publikisht në këto 13 vite për arsimin apo politikën, por thjesht i gëzohesh faktit që me datën 20 të çdo muaji shkon në bankë dhe merr symqyret e “punës” që ke bërë. (me siguri më shumë se a dy herë më të rëndë se sa pensioni im)
Nuk e mendoj se për çfarë i lavdërohesh bashkëbiseduesve në kafen afër shtëpisë?!
Profesionalisht ke qenë i pavlerë.
Moralisht ke qenë dhe je i pështirë, (jo vetëm ti bukurosh, por EDHE ATO QË TË PROMOVUAN)
Ps. Mos më kërkoni emrin e ish-it😏
NOA