Kryeministri Rama: Një qeveri duhet të dëgjojë kritikën, por nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma.Sot Rama takim me Macron

Kryeministri Edi Rama deklaroi se një qeveri duhet të dëgjojë edhe kritikën edhe zemërimin, por nuk mund të negociojë destinacionin për të cilin është zgjedhur.

Në takimin e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se nuk mund të ndërtohet një shtet nëse merr drejtimin nga fryn era.

NOA

Duke komentuar edhe thirrjet për dorëheqje në protestë, Rama solli në vëmendje metaforën e Odiseut përballë sirenave.“Nuk e di se për çfarë arsye, mund ta kam lënë dhe përshtypjen sikur më ka shkuar ndërmend që unë të jap dorëheqje. Kam pasur shumë mesazhe dhe gjithmonë e më shumë, sepse gjithmonë e më shumë njerëz ftillohen, gjithmonë e më shumë njerëz shohin që e gjitha kjo është diçka që nuk rri as në qiell dhe as në tokë. Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm, edhe sikur kurrë mos na ketë votuar kurrë, të pranojë që Tirana të bëhet një një territor sfilate për një turmë që shkon të bllokojë aeroportin. Nuk e pranon dot askush më këtë”, tha Rama.

“Një qeveri nuk ka të drejtë t’i mbyllë veshët. Përkundrazi, një qeveri duhet të dëgjojë. Një qeveri duhet ta dëgjojë dhe, patjetër, një grup parlamentar, flas për një grup qeverisës, duhet ta dëgjojë edhe gjithçka që thuhet në atë sheshin e xhirimeve, pra algoritmin, dhe nga diskutimet e para është shumë e qartë që janë dëgjuar. Duhet të dëgjojë kritikën dhe zemërimin. Nuk është e mundur që një qeveri ta skualifikojë duke ia hedhur të gjithë fajin algoritmit. Nuk është ky rasti. Por ka një gjë që një qeveri nuk mund ta bëjë kurrë nëse është aty me një destinacion. Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një grup udhëheqës nuk i jepet zhurmës dhe sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vet, duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit”, theksoi Kryeministri.

“Zvërneci”, histori paralajmëruese për demokracinë në epokën e algoritmit

Kryeministri Edi Rama u shpreh se situata e krijuar lidhur me investimin në Zvërnec është një histori paralajmëruese për demokracinë në epokën e algoritmit.Në takimin e zgjeruar të grupit parlamentar socialist, Rama nënvizoi nevojën që PS e para me përgjegjësinë e atyre që kanë mandatin të udhëheqin Shqipërinë duhet ta lexojmë këtë histori sa më drejtë për të qenë të përgatitur sa më mirë për çfarë vjen më tutje, sepse ky është vetëm fillimi.Rama foli edhe reagimet ndërkombëtare kundër këtij investimi, ndërsa shtoi se miliona njerëz që nuk dinë as ku ndodhet Zvërneci, dinin saktësisht se çfarë duhet të mendonin për Zvërnecin.

Rama sot në Paris, takim me presidentin Macron

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot (të hënën), datë 22 qershor, një vizitë zyrtare në Paris, Francë.Rama pritet të takohet me presidentin e Francës, Emanuel Macron, njofton Pallati Elysee.Sipas agjendës së publikuar nê faqen zyrtare të presidencës franceze, takimi mes Ramës dhe Macron do të zhvillohet në orën 13:00.