Në vitin 2024 denoncova faktin se, për të pestin vit radhazi, Holanda rezulton investitori më i madh i huaj në Shqipëri dhe kjo e dhënë nuk përputhet me realitetin ekonomik të Shqipërisë dhe aleatëve tanë tradicionalë në investime.
Kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të botës për shmangien e tatimit të dyfishtë, por edhe sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti.
Por tashmë, duke marrë shkas nga Zverneci, Ministri i Financave i qeverisë holandeze, Eelco Heinen, është thirrur në interpelancë në lidhje me kompanitë guackë të Zvernecit.
Pyetja që shtrohet është: çfarë do të bëjë Ministria e Financave në Shqipëri për miliona euro të pista që injektohen në ekonomi, duke rrënuar konkurrencën dhe duke vrarë sipërmarrjet eksportuese?


















