Anne Hathaway rrëfen pse shtatzënia e tretë ishte shokuese për të

 

Aktorja e bëri publik lajmin për shtatzëninë e tretë më 19 qershor përmes një videoje në Instagram, ku shfaqej duke ledhatuar barkun, e veshur gjithashtu me një fustan të bardhë të lirshëm. Krahas videos ajo shkroi:

“Bebush, jam e jotja.”

Sigal

Videoja ka grumbulluar tashmë më shumë se 23 milionë pëlqime. Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, me të cilin u martua në vitin 2012, janë prindër edhe të dy djemve, Jonathan dhe Jack.

Në një intervistë të dhënë më herët për revistën People, aktorja tregoi se të qenit nënë e dy djemve ka ndikuar edhe në mënyrën se si vishet.

“Më pëlqen fakti që të qenit nënë e djemve ka ndikuar te stili im. Duhet të jem gjithmonë gati të kaloj nga një takim serioz pune direkt në një fushë basketbolli. Duhet të jesh në gjendje të luash basketboll në çdo moment, pavarësisht se çfarë ke veshur.”

Hathaway nuk kurseu as fjalët e bukura për bashkëshortin e saj, duke e falënderuar për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

“Ai më mbështet plotësisht. Sidomos këtë vit ka qenë ndryshe nga çdo vit tjetër. Të dy e dimë që ndoshta nuk do të përsëritet më një situatë e tillë. Mënyra se si ai mori përsipër gjithçka, në çdo aspekt, është e jashtëzakonshme. Është njeriu më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë.”