Haga dënon me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së, Rama: Marre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një mesazh të shkurtër dhe të prerë pas shpalljes së vendimeve dënuese ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një fotoje të shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur ta komentojë vendimin e dhënë me vetëm një fjalë “Marre”.

Sigal

Ky reagim vjen menjëherë pas përmbylljes së procesit gjyqësor maratonik në Hagë, ku trupi gjykues shpalli fajtorë dhe dënoi me burgime të rënda katër ish-udhëheqësit kryesorë të UÇK-së.

Konkretisht Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim për krime lufte, Kadri Veseli 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Gjatë gjithë ecurisë së këtij procesi, kryeministri Rama e ka cilësuar vazhdimisht gjykimin ndaj tyre si një “farsë” dhe ka mbrojtur me forcë pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.