Nisin aplikimet në Universitet, afati deri më 3 gusht. Ja procedura

35
Sigal

Katër ditë i ndajnë maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta nga aplikimi për në universitet. Nga 29 korriku deri më 3 gusht ata mund të rendisin në portalin u Albania dhjetë degë e pëlqyera për të cilat plotësojnë kushtin e mesatares.

Kandidatët për studentë mund të mësojnë se në cilat degë janë shpallur fitues po përmes portalit e Albania. Listat shpallen me 27 gusht ndërsa dy ditë me pas nis procesi i regjistrimit. Ndryshe nga vitet e shkuara ai do të zhvillohet me dy raunde. Raundi i parë do të vijojë të ketë shtatë faza 48 orëshe.

Viti i ri akademik, më dy tetor, nis me rreth 95% të studentëve të ulur në auditore. Ndërkohë kandidatët për studentë të cilët nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në dy raundet e parë kanë dhe një mundësi të fundit. Megjithëse shkolla ka filluar ata mund të regjistrohen për t’u bërë pjesë e fakulteteve ku kanë mbetur vende të lira.