Pas izolimit, nesër mbërrin në Shqipëri avioni i parë me 192 turistë

531
Sigal

Ditën e nesërme, në aeroportin e Rinasit do të ulet avioni i parë me turistë, që pas izolimit për shkak të Covid-19.

Në Tiranë do të mbërrijnë 192 turistë nga Bjellorusia, konkretisht nga kryeqyteti Minsk, me linjën ajorore shtetërore të Bjellorusisë.

Për të shënuar këtë ngjarje, do të ketë një ceremoni simbolike në aeroport.

Kujtojmë se turizimi është një nga sektorët më të goditur nga Covid-19 dhe pas një izolimi të gjatë, Shqipëria do të mundë të presë turistë, në rrugë tokësore dhe ajrore.

Ditët e fundit, ka patur një rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë dhe kryeministri Rama, bëri apel që qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe higjienën, sepse në të kundërt regjimi i karantinës do të rikthehet, çka do të ishte një katastrofë për ekonominë dhe veçanërisht për sektorë si turizmi.