Rendi dhe siguria/ Ministri Çuçi:13 gra dhe fëmijë riatdhesohen nga Siria

127
Sigal

 

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në rrjetin social Facebook për shpëtimin e 9 fëmijëve e 4 grave nga kampet famëkeqe të luftës në Siri. “Përmbyllja e operacionit të katërt për të riatdhesuar 9 fëmijë dhe 4 gra shqiptare nga kampet famëkeqe të Sirisë është dëshmia tjetër kuptimplotë e vendosmërisë tonë për t’i shkuar deri në fund asaj që nisëm rreth tre vite me parë me Alvin Berishën e ku sot kemi në total 43 persona të shpëtuar nga kthetrat e së keqes që aty s’ka fund. Pa investimin e madh të SHBA as ne dhe as Kosova jo e jo nuk do ia dilnim dot të ulnim sot në Prishtinë avionin me shtetasit tanë të riatdhesuar, prandaj unë i jam tejet falënderues për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.” Ministri Çuçi thekson se do të vijojë  puna ngushtësisht me partnerët strategjikë dhe të tjerët në Liban, si Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltari diplomatik në atë rajon, Marc Ghorayeb. Çuçi deklaron “Me Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin diplomatik Ghorayeb kemi shënuar disa suksese më parë dhe kemi gjithashtu një databazë me të dhëna të plota për pjesën tjetër të shqiptarëve të mbetur ende nëpër kampet ku luhet një tragjedi njerëzore.”