Dhunohet vajza në Pogradec/ Tre persona dyshohet se i hodhën spraj, Policia arreston 23-vjeçarin, dy në kërkim

112
Sigal

Një rast i dhunës ndaj grave është regjistruar në Pogradec, tre burra dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur sprajt në fytyrë një gruaje të paidentifikuar.

Për rastin në fjalë, policia ka arrestuar një 23-vjeçar dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i  policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.