Presidenti Meta: Rama të japë menjëherë dorëheqjen

264
Sigal

Presidenti Ilir Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të jap dorëheqjen për dëmet që i ka bërë vendit, me bllokimin e procesit të integrimit. Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, Meta tha se Edi Rama duhet të largohet edhe për dëmin që i ka bërë Kosovës.

“Rama të japë menjëherë dorëheqjen për këtë dëm të madh që i ka bërë vendit, për këtë shkretim që i ka bërë Shqipërisë dhe për dëmtimin e çështjes së Kosovës”,- deklaroi kreu i shtetit.